Anila Kalleshi këshillon: Ja dieta më e mirë në pranverë

Anila Kalleshi këshillon: Ja dieta më e mirë në pranverë
Flet dietologia e mirënjohur Anila Kalleshi: Stina e ftohtë e dimrit dhe fillimi i pranverës, shpesh shoqërohet me simptomat e dhimbjeve të kockave, ndihesh më i lodhur, shfaqen dhimbje muskujsh, në mëngjes shpesh here ngrihemi me djegie fyti dhe në mbrëmje me hundë të zëna.

Intervistoi për Albanian Free Press, Albert Zholi

***

Cilat ushqime rekomandoni për stinën e fund dimrit dhe fillim pranverës? 

Ja çfarë ju këshilloj mbi ushqimet të cilat nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj. Duhet të konsumoni një mëngjes që duhet të përfshijë një pjesë të mirë të drithërave (50 gramë) ose bukë të bërë me miell të papërpunuar. Në këtë mënyrë, në sajë të vitaminës B6, trupi juaj do ta ketë më të lehtë për t’u mbrojtur nga viruset dhe bakteret.

Në drekë, nuk duhet të mungojë, të paktën 2 herë në javë, një pjatë me bazë spinaqi ose karote. Spinaqi ka hyrë në listë jo vetëm për shkak se është i pasur me Vitaminë C por gjithashtu për shkak së është i mbushur me shumë antioksidantë dhe beta-karotinë, të cilët janë vërtetuar që shtojnë numrin e qelizave luftarake në sistemin e imunitetit.

Shumica e njerëzve kujtohen të marrin Vitaminë C pasi ftohen apo i zë gripi. Kjo stinë e ftohtë dimri kërkon një sistem imunitar në nivel 100% dhe agrumet janë në krye të listës. Vitamina C ndihmon rritjen e prodhimit të qelizave të bardha të gjakut, qeliza që luftojnë infeksionet. Për shkak se trupi i njeriut nuk e prodhon apo ruan Vitaminën C, atëherë marrja e saj për çdo ditë është esenciale për një shëndet të mirë të vazhdueshëm. Gati të gjitha agrumet janë me sasi të lartë të Vitaminës C .

Speci i Kuq -Vitamina C jo vetëm që e forcon imunitetin por gjithashtu ndihmon që të kemi lëkurë të shëndetshme, që është vija e parë e frontit në luftë kundër ftohjes dhe gripit. Speci i kuq zile ka 2 herë më shumë vitamine C e përveç tjerash është i pasur me beta karotinë.

Brokoli- është një arsenal të vitaminave dhe mineraleve i gatshëm të bëj luftë me cilindo bakter apo infeksion. I mbushur me Vitamina A, C dhe E, e gjithashtu edhe me një numër të madh antioksidantesh, brokoli është njëra nga perimet më të shëndetshme që duhet ta vendosësh në tavolinë. Këshillohet të konsumohet i gjallë ose shumë pak minuta i gatuar.

Hudhra- Gjendet gati në të gjitha kuzhinat në botë, hudhra, jo vetëm që i shton shije ushqimit, por është a patjetërsueshme për shëndetin tuaj. Përbërësit e saj të forcimit të imunitetit vijnë nga përqendrimi i lartë me përzierje që përmbajnë sulfur, si allicini.

Xhenxhefili- Ndihmon që të mos ftoheni aspak apo të ju zërë gripi lehtë.

Kosi - sugjeron lidhjen në mes të niveleve të ulëta të Vitaminës D dhe rritjes së rrezikut të ftohjes dhe gripit. Kosi është i fortifikuar me vitaminë D.

Bajamet- Vitamina E është e rëndësishme për shëndetin e sistemit imunitar. Vitamina E kërkon prezencën e yndyrave që të absorbohet ashtu si duhet. Arrat dhe veçanërisht bajamet janë të mbushura me Vitaminë E dhe se një gjysmë gote e mbushur me to ofron gati 100% të sasisë që rekomandohet në ditë.

Çaji Jeshil – i mbushur me flavonoid, lloj i antioksiduesit që si çaji jeshil ashtu edhe çaji i zi përmbajnë nga 150 deri 200 mg për gotë. Aty ku çaji jeshil shkëlqen më shumë se sai çaji i zi është në nivelet e epigallocatechin gallate, apo shkurtimisht EGCG, një antioksidant i fuqishëm. Procesi i fermentimin në të cilin ndërhynë çaji i zi shkatërron shumicën e EGCG. Në anën tjetër Caji Jeshil avullohet dhe nuk fermentohet e kështu ruan përbërësit EGCG,është një burim i mirë i aminoacideve L-theanin, i cili ndihmojnë qelizat T në prodhimin e përzierjeve që luftojnë bakteret.

A mund të na jepni disa kombinime ushqimesh që ndihmojnë shëndetin?

Portokalli me karotën – një kombinim perfekt për shikim më të mprehtë.

Mandarinat, portokajtë dhe karotat janë burim i vërtetë për vitaminën A, që është e domosdoshme për ruajtjen e shikimit. Këto ushqime përmbajnë edhe enzima që sigurojnë absorbimin e kësaj vitamine në organizëm, doza ideale është 300 gramë në ditë.

Domatja dhe vaji i ullirit – ndihmojnë mjaft në një mirëqenie të zemrës.

Domatja është antioksidues i pasur me likopen, për të cilin është vërtetuar se e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe disa lloje të caktuara të kancerit. Absorbimin e likopenit e forcojnë yndyrat e shëndetshme, si vaji i ullirit, prandaj ky kombinim është i dobishëm për të gjithë ata që kanë probleme me zemër.

Mollët dhe bollguri - Ulin kolesterolin

Mollët janë të pasura me pektinë, e cila e parandalon absorbimin e kolesterolit në zorrë dhe nxit largimin e tyre prej organizmit ndërsa bollguri përmban beta-glukan, substancë e cila e ul nivelin e kolesterolit në gjak dhe ndikon në largimin e radikalëve të lirë nga organizmi. Do të ishte ideale që bollgurin ta konsumoni tri herë brenda javës.

Bizelet dhe specat – largojnë lodhjen kronike

Nëse gjithnjë ndiheni disi të lodhur dhe ju mungon energjia, atëherë në menynë tuaj duhet të shtoni artikujt e pasur me hekur. E në mënyrë që të absorbohet hekuri, detyrimisht konsumoni ushqime të cilat ju ndihmojnë që ai hekur të vihet në funksionim. Kështu që me rëndësi është që krahas spinaqit, mishit të kuq dhe bizeles, të cilat janë shumë të pasura me hekur, të konsumoni edhe speca pikantë. Janë të pasur me vitaminë C, e cila e lidh drejtpërdrejt hekurin për enët e gjakut. Doza ditore ideale do të ishte që një herë brenda javës të konsumoni nga 200 g bizele dhe spinaq, e tri herë brenda javës nga 250 g mish të kuq dhe një spec pikant.

Kosi dhe farat e lirit- ndihmojnë në përshpejtimin e punëve të zorrëve

Në stomakun tonë jetojnë më shumë se 400 lloje të ndryshme të baktereve. Disa prej tyre janë të dobishme, e disa jo. Kur bakteret e këqija mbizotërojnë mbi të mirat, shfaqen pengesa në tretje, fryrja e stomakut, dhimbjet. Zgjedhje ideale për një bark të shëndoshë janë farat e lirit. Çdo mëngjes mund të konsumoni 3 lugë kos dhe dy lugë me fara të lirit dhe vështirësitë në tretje do të zhduken.

Brokoli dhe vezët – kundër ngërçeve

Nëse çdo muaj, para ciklit menstrual, ju zë ngërçi, duhet ta shtoni konsumin e kalciumit dhe konsumin e vitaminës D. Gjatë javës konsumoni së paku 1 kilogramë brokol, 400 g peshk deti dhe tri vezë. Nëse keni probleme me rritjen e yndyrës në gjak, vezët zëvendësojini me një gotë qumësht me pak yndyrë.

Qumështi dhe mjalti – i shkëlqyer për ata që vuajnë nga pagjumësia

Qumështi i ngrohtë përmban triptofan, aminoacid i pasur me kalcium. Nëse në qumështin e ngrohtë shtojmë një lugë mjaltë, kemi të garantuar një gjumë të rehatshëm dhe cilësor .

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: