FOTOT/ Restoranti i veçantë në Pekin: Ushqim dhe seks. E menaxhojnë babë e bijë

FOTOT/ Restoranti i veçantë në Pekin: Ushqim dhe seks. E menaxhojnë babë e bijë
Me pije të shërbyera në gota në formën e gjirit dhe hapëse birrash prej druri në formën e penisit, Babai, vajza dhe stafi i drejtuar prej tyre, e kanë shndërruar “Pekin S & M” në një nga restorantët më interesantë, duke krijuar një përzierje të ushqimit me seksin.

Pronarja 27-vjeçare e divorcuar, Lu Lu, thotë se biznesi ka ecur mirë që kur u hap rreth një vit më parë.

Gruaja menaxhon stafin, ndërsa babai i saj drejton kuzhinën, megjithëse në fillim me rezerva.

Restoranti është i destinuar për shtresën e re intelektuale të Pekinit, të cilët janë gjithnjë të gatshëm për të eksploruar seksin.

Qeveria ka dorë të shtrënguar për çështje të tilla të ndjeshme. Në prill të këtij viti policia urdhëroi mbylljen për një periudhë dyjavore të një bari në Pekin ku klientët lejoheshin të preknin gjoksin e një gruaje megjithëse me rroba veshur. Por restoranti i Lu nuk konsiderohet vulgar dhe as pornografik. Thjesht erotik. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: