“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Shoqja Majlinda Bregu shantazhon Kryeministrin: Nuk kthehem në Shqipëri nëse...

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Shoqja Majlinda Bregu shantazhon Kryeministrin: Nuk kthehem në Shqipëri nëse...
Satirë

“Antena Jashtë Familjes” vjen sot me një lajm të mirë. Shpendët e quajtur flamengo janë kthyer në Lagunën e Karavastasë, pas afërsisht 20 vitesh shtegtim.

Themi lajmi mirë, pasi kjo na jep shpresë të mendojmë se ndonjë vit, edhe ata mijëra shqiptarë që kanë ndër mend të largohen nga vendi, do të kthehen. Në mos u kthefshin në të Karavastasë, në ndonjë lagunë, apo gji tjetër do kthehen.

E meqë ra llafi te kthimi. Rubrika jonë ka mësuar se shoqja Majlinda Bregu ka vendosur të mos kthehet në Shqipëri. Lajmin e bëri të ditur burimi ynë në Njësinë 7, zona elektorale që ka qenë mbuluar në çdo takë këpuce, prej shoqes në fjalë. Ne kemi mundur të kapim një letër, që shoqja Majlinda ia dërgon shokut Edi, ku shprehet revolta e saj. Ja letra!:

“I panderuar, shoku Kryeministër! Duhet ta dini se me largimin e pritshëm të parukiereve drejt Gjermanisë, do t’i bëni një dëm të madh vetes tuaj dhe mua. Për momentin jam mirë e bukur këtu ku më vendose me punë, por ta dish që nuk do pranoj të kthehem në Shqipëri, qoftë edhe me pushime, nëse nuk ndalon ikjen e parukiereve. Ku t’i rregulloj flokët unë, nëse vij aty?  Kjo ka qenë pyetja që i bëja përditë vetes që kur takoja fukarenjtë e Njësisë 7-të. (Pjesën tjetër të letrës, neve nuk mundëm ta kapnim dot...)

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: