“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Flet Prokuroria e Durrësit: Veliera do zvogëlojë përmbytjet!

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Flet Prokuroria e Durrësit: Veliera do zvogëlojë përmbytjet!
Satirë

“Antena Jashtë Familjes” vjen sot me një lajm të mirë. Gjykata e Durrësit është shprehur më në fund rreth çështjes së Tendës, apo siç i themi tani në shqip Velierës, që parashikohet të ndërtohej madhërishëm në këtë qytet. Para se të shprehej Gjykata, për këtë Prokuroria u shpreh se shoku Vangjush nuk ka bërë shkelje.

Ne si rubrikë kemi mundur të shtiem në valët tona, një pjesë nga pretenca e Prokurorisë...:

Habitemi se përse është bërë kaq zhurmë për një copë tendë, që fundi i fundit do mbledhë ujin e shiut në të, duke rritur mundësinë që mos të bjerë nga ndonjë e çarë e betonit. Kështu që do kemi më pak përmbytje, se duke qenë se një pjesë e konsiderueshme e shiut nuk do të bie në rrugë, do shpëtojmë nga çizmet që vishnim edhe në stinën e verës.

Janë katandisur prokurorët tanë, si gjuetarët. Në zyrë mbajmë mushama dhe çizme të gjata.

Urojmë dhe shpresojmë që vepra të tilla ujë mbledhëse, të jenë të shumta në qytetin tonë!

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: