‘Antena Jashtë Familjes’ - Kush do ia thotë Armando Dukës se përse...

‘Antena Jashtë Familjes’ - Kush do ia thotë Armando Dukës se përse...
’Antena jashtë Familjes’ vjen sot me një lajm të mirë.

Ndeshja e ekipit tonë përfaqësues të futbollit, u pa prej 1500 spektatorësh.

Themi lajm i mirë pasi tashmë që rritja ekonomike është e qëndrueshme, edhe kaq ndjekës më shkallët e stadiumit, mendojmë se janë shumë.

Elbasanasit tashmë që bandat janë në shtëpi dhe nuk dalin si më parë në rrugën e Universitetit, kanë plot vende ku ta kalojnë kohën e lirë.

E meqë ra llafi te ndeshja e Kombëtares.

Ne kemi mundur të kapim në valët e antenës sonë, një bisedë midis lojtarëve tanë, vetëm pak minuta para se të niste ndeshja.

Ja bashkëllafosja e bërë mes tyre.

Futbollisti 5. - Jena mbledh këtuna para ndeshjes, me gjet me patjetër arsyen se përse njerëzit nuk vijnë me na pa në stadium. Sot s'më ka ardh as axha.

-Çfarë i ka mdodh hë burrë, se ai nuk linte ndeshje pa kqyrë?!

-Ka ndenjt në Kosovë, ka kqyer ndeshjen e Kosovës.

6. -Unë them që duhet t'ja drejtojmë Dukës atë pyetje. Si mendoni?

8. -Shumë mirë të shkoi ndër mend he burrë. Atij duhet me ja bo!

4. -Shko ti Mavraj pyete, meqë je edhe kapiten! Neve ndaj të kemi zgjedhur, t'i japësh zgjidhje situatave të vështira. Nuk luhet dot pa spektatorë.

1. -Jo qe besa, nuk po ma mban me shku. Për me taku e me pyet Dukën, jam i frigu. Të ishte për me shku me gjet ndonjë të dashur, e bëj pa pat probllem.

Kështu që edhe këtë herë nuk kemi fatin të marrim vesh as neve, e as lojtarët se përse më stadium nuk ka tifozë.

Shënim: ‘Antena Jashtë Familjes’ është një rubrikë e përditshme nga Helidon Tahiraj shkruar ekskluzivisht për ‘Albanian Free Press’

Shpërndajeni me miqtë tuaj: