Ishulli “afër dhe larg” bregdetit shqiptar!

Ishulli “afër dhe larg” bregdetit shqiptar!
Vendet fqinje me Shqipërinë duket se i kanë ruajtur me fanatizëm vlerat e rralla kulturore dhe madje zhvillojnë turizmin përmes tyre, teksa kjo foto e shkrepur në Malin e Zi është pasqyruar në faqen e ndjekur të udhëtimeve “Culture Trip”, ku edhe ka marrë vëmendje të gjerë.  Ky ishull duket se nuk ka “nevojë” për të tërhequr turistë, apo për të bërë bilance mes tyre.

Si në ishull, ashtu edhe përballë në bregdet, nuk shikohen ndërtime pa kriter si në bregdetin shqiptar, sikurse aty pasqyrohet edhe e kaluara historike e tij.

Sveti Stefan është një nga vendet më të famshme të Malit të Zi. Ishulli, i cili është i lidhur me tokën nga një urë e ngushtë, është e mbuluar me ndërtesa guri të shekullit të 15-të dhe duket sikur ka është krijuar nga ndonjë përrallë.

Ishulli ndodhet në bregdetin Adriatik, afro 6 kilometra në juglindje të Budva.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: