Ja si shoku Sadri Abazi bëri Ramën të vishte çitjane

Ja si shoku Sadri Abazi bëri Ramën të vishte çitjane
Burime nga Rilindja bëjnë me dije ekskluzivisht për rubrikën tonë se ka patur debate të forta, por me tone përherë intelektuale, midis shokëve Edi Rama dhe Sadri Abazi. Ky i fundit i ka kërkuar Kryeministrit nëpërmjet telefonit, shpjegime rreth çështjes së ndërtimeve te zona e Astir-it.

Ja biseda e tyre, e kapur prej nesh:

Sadri Abazi: - Shoku Krieministër! Ku jeni?

Mund të më shpjegoni se përse banesave të atire hallexhinjve po ju vihet rruspa, pa i shpërblier sipas çmimit të tregut?", (mësuam të ketë thënë shoku Sadri).

Edi Rama: - Sepse kanë ndërtuar pa leje, (i është përgjigjur shoku Edi.)

Kjo përgjigje nuk e ka kënaqur aspak shokun Sadri, i cili ka shtuar pa iu trembur syri:

- Po ç'faj kanë ata të gjorë që nuk kanë mundur të nxirrnin leje legalizimi, mor shok! Kjo që po bëni, nuk është fare e drejtë. Në aspektin filozofik, drejtësia duhet të jetë paanësi. Që në kohët e lashta, Pitagora e shikonte botën tonë dhe universin ku jetojmë, si një ekuilibër numrash, vlera e së cilës i përafrohet zeros. Edhe unë në fillim, pa leje e ndërtova shtëpinë time 6- katëshe aty te Zogu i Zi, or ti!

Këto fjalë e kanë kapur trullosur Kryeministrin. Ai për disa minuta me radhë nuk ka ditur se ku gjendej. Pastaj iu drejtua garderobës së tij. Mori prej saj një palë poture dhe i veshi për të shkuar te takimi për nder të Pavarësisë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: