Marshimi në kanionin e Osumit, mahnitet ambasadori i BE-së në Tiranë (Foto)

Marshimi në kanionin e Osumit, mahnitet ambasadori i BE-së në Tiranë (Foto)
Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca duket se përveç se i kënaqur, ka mbetur i befasuar nga bukuritë e Kanionit të Osumit, teksa ai ka zbuluar edhe pasionin e tij në Rafting.

Ambasadori Soreca e zyrtarë të tjerë të delegacionit zyrtar të BE-së në Shqipëri, i ftuar nga ekipi i Rafting Group Albania në Osum, ka shpërndarë foto interesante në Twitter, bashkë me mesazhin ku tregon se ka mbetur i magjepsur nga kjo zonë:

“Marshimi në kanionin e Osumit është një përvojë e mahnitshme. Shumë falenderime për Albania Rafting Group, për promovimin e vizitave në këtë thesar shqiptar. Kjo dhe bukuri të tjera natyrore në Shqipëri duhet të mbrohen përmes turizmit të qëndrueshëm natyror, si dhe ruajtjes së mjedisit.”

Shpërndajeni me miqtë tuaj: