“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Antena News: Si na gënjeu Fatos Nano për thonjtë e Edi Ramës

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Antena News: Si na gënjeu Fatos Nano për thonjtë e Edi Ramës
Satirë

Rama do ia fusë vetes po rregulloi kushtet e studentëve

Rama me investimin 80 milionë euro që thotë se do bëjë për përmirësimin e kushteve të studentëve, do t’i bëjë varrin vetes dhe këtij sistemi që ai dhe shokët e tij të partive të tjera kanë ngritur. Imagjinoni disa studentë që do rrojnë si njerëz gjatë studimeve, pasi të përfundojnë shkollën do e marrin zvarrë këtë klasë politike, se do duan që edhe pas diplomimit mos të jetojnë si kafshë duke punuar te koncensionarët injorantë 14 orë në dite dhe të rrojnë 5 vetë në një shtëpi...

 

Sa gënjeshtar ai Fatos Nano

Kokrra e gënjeshtarit paska qenë kryesocialisti Fatos Nano. Na ka gënjyer kur ka thënë që e solli Ramën me thonj të paprerë. Ai paska ardhur nga Franca me një çantë me parâ e me to bëri vilën...

Ndaj nuk duhen besuar kryesocialistët...

 

Kur partizanët kërkonin Arsim Fillor Falas...

Shqiptarëve të gjorë u duket luks të shkuarit në universitet, ndaj po t'i pyesësh, mendojnë si shoku Rama që studentët duhet të paguajnë, se luksi blihet.

Në Evropë shkuarja në universitete është siç ka qenë ca shekuj më parë shkuarja në shkollë fillore.

Kur partizanët e së majtës në botë kërkonin Arsim Fillor Falas, Ramat fanatikë të së djathtës ishin kundër...

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: