Gazetarja britanike: Ja pse Tirana është vend ideal për të kaluar Shën Valentinin?

Gazetarja britanike: Ja pse Tirana është vend ideal për të kaluar Shën Valentinin?
Nga Cathy Adams

Unë nuk iu sugjeroj që të gjithë të shkoni në Paris për Ditën e Shën Valentinit. Ose në Venecia, e cila në shkurt është e zymtë dhe nuk është aspak piktura e Canaletto që synon të jetë.

Nuk jam duke iu sugjeruar që të shkoni në hotele luksi. Por mos mendoni as për ndonjë “destinacion të mirë ngrënie” apo...

Nuk jam duke iu sugjeruar që të shkoni as shumë larg për gjëra të rëndësishme. Merrni në konsideratë të tjera të parëndësishme. Merre nënën, mikun tuaj, shefin, apo çfarëdo.

Pra, ja se çfarë jam duke iu sugjeruar: që të kaloni Ditën e Shën Valentinit në Tiranë, Shqipëri. Ishte kryeqyteti më i nënvlerësuar i Europës, që kur kalova ditën e Shën Valentinit – krejtësisht, rastësisht – me atë që tani është burri im, gati një dekadë më parë.

Kalimi i ditës së Shën Valentinit në Tiranë ishte aq romantik si të presësh trenin në stacion. Nëse ndihesh i zhgënjyer, gjen ngushëllim në vperat konkrete të komunizmti të Tiranës (Piramida), të zhytur në atmosferë të gjallë ballkanike. Zemra ime u bë aq e vështirë sa piramida paranoide e Enver Hoxhës.

Natyrisht, nuk kishim planifikuar të kalonim Ditën e Shën Valentinit në Tiranë. Dita e Shën Valentinit atje lidhej me ofertat e British Airways (një dekadë më parë, linja ajrore e vetme për të fluturuar në Shqipëri nga Londra) po ofronte çmime të lira.

Pra, pse jo?

Në Tiranë gjetëm një vend të shkëlqyer. Kafe të lira dhe të mira; vendi mbulohej nga mijëra bunkerë betoni sidomos nëpër kodra; dhe kishte gropa në çdo rrugë, por Sheshi Skënderbej, sheshi i freskët i Tiranës ishte i mbuluar nga kafene dhe bare. Kishte ndërprerje të energjisë çdo orë apo më shumë. Lagjja e bujshme e Bllokut kishte një grusht baresh sportive dhe një kazino, e cila në atë kohë mendova se ishte një mënyrë shumë e mërzitshme për të kaluar Shën Valentinin.

Ne do të rezervonim një dhomë fjetjeje në një hotel, diku në një lagje të keqe. (Përsëri, mënyra më e mirë për të kaluar Ditën e Shën Valentinit, absolutisht asnjë mundësi për seks.)

Dreka jonë e Shën Valentinit kaloi duke u ulur në cepin e një restoranti shqiptar, duke bërë gjeste me kamerierin për të zgjedhur mishin që dëshironim nga menyja.

Mbrëmja e Ditës së Shën Valentinit na gjeti së bashku në një krevat hoteli jo edhe aq i ngrohtë. Zgjohesha mbi një ngrohëse artificiale dhe kjo vazhdoi edhe për tri net.

Nuk kishte çokollatë në jastëk, as trëndafila në dhomë. Por ishte ideale. Duhet pranuar: a do të ishit ndjerë më mirë në një hotel seksi, të ndonjë qyteti tjetër?

Botuar në “Independent.co.uk”