ARKITEKTURA/ Rikthehen konkurset për pranimet 2019-2020, testimi dhe formula për shpalljen e fituesve

ARKITEKTURA/ Rikthehen konkurset për pranimet 2019-2020, testimi dhe formula për shpalljen e fituesve
Një pjesë e mirë e universiteteve në vend kanë shtrënguar pranimet e studentëve të rinj,  dhe kjo pas ndryshimit të që iu bë procesit të Maturës Shtetërore. Tashmë universitet kanë të drejtë të vendosin kritere shtesë mbi ato që ka përcaktuar qeveria. Kështu, përveç mësuesisë, arteve, sporteve, mjekësisë edhe arkitektura vendos konkurs për studentët që do të pranohen vitin e ardhshëm

Maturantët të cilët vitin e ardhshëm kanë planifikuar të ndjekin studimet e larta në degët e arkitekturës, përveç provimeve të maturës shtetërore dhe notës 6 të pranimit, duhet ti nënshtrohen edhe konkursit. Ndërkohë sa i takon këtij viti kushtet e pranimit do të mbeten të pa ndryshuara sikurse edhe gjatë vitit të kaluar. Sa i përket tarifave të studimit, edhe këtë vit ato do të mbeten të pa ndryshuara duke varjuar nga 25 -40 mijë lekë.

Testimi

Vendimi i marrë nga Senati i Universitetit politeknik përcakton se kandidatët të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet e larta në Arkitekturë duhet ti nështrohen një testimi me shkrim. Kështu fituesit do të zgjidhen në bazë të pikëve që do të marrin në testim, i cili përbëhet nga katër komponentë që janë testi i arsyetimit logjik, testi i kulturës së përgjithshmë, testi i historisë dhe historisë së arkitetkurës si dhe testi i vizatimit dhe prezantimit. Secili nga këto teste do të ketë nga 25 pikë.

Formula për shpalljen e fituesve të rinj në “Bachelor” është:

Formula është: [0.7*Mes(VKM) + 0.3(0.5*Mes(Matematike) + 0.4*Mes(Fizike) + 0.1*Mes (Kimi))] * Koeficientin e shkollës * 1000.

Ku: Mesatare VKM– Është nota mesatare e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për vitin akademik 2019-2020, sipas Ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015.

Mesatare Matematike– Është nota mesatare e thjeshtë e matematikës në të gjitha vitet e shkollës së mesme, në kurrikulën bërthamë dhe në kurrikulën e thelluar, përfshirë këtu edhe rezultatin e marrë nga kandidati në Maturën Shtetërore 2019 në provimet e detyruara dhe në provimin me zgjedhje.

Mesatare Fizike: Është nota mesatare e thjeshtë e fizikës në të gjitha vitet e shkollës së mesme, në kurrikulën bërthamë dhe në kurrikulën e thelluar, përfshirë këtu edhe rezultatin e marrë nga kandidati në Maturën Shtetërore 2019 në provimin me zgjedhje.

Mesatare Kimi: Është nota mesatare e thjeshtë e kimisë dhe e lëndës “Shkencë” në të gjitha vitet e shkollës së mesme, në kurrikulën bërthamë dhe në kurrikulën e thelluar, përfshirë këtu edhe rezultatin e marrë nga kandidati në Maturën Shtetërore 2019 në provimin me zgjedhje.

Ndryshimet

Aktualisht maturantët kanë përfunduar procesin e përzgjedhjes së lëndëve nëpërmjet formualrëve A1 dhe A1Z. Por ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit kroteret e pranimit të maturantëve në universitete nuk janë të njëjta me ato të viteve të kaluara, pasi kurrikula në gjimnaze por edhe vetë matura ka ndryshuar, duke hequr një provim me zgjedhje. Maturantët e këtij viti do të bëjnë 4 provime, 3 prej të cilave me detyrim dhe një me zgjedhje.