Ende problem transporti i valutës jashtë vendit, vazhdon rënia në tregun e brendshëm

Ende problem transporti i valutës jashtë vendit, vazhdon rënia në tregun e brendshëm
Grabitja e 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, duket se po vijon të japë efekte në zhvlerësimin e valutave në kursin e brendshëm të këmbimit valutor.

Kështu, pasi mori veten për disa ditë, euro dhe monedhat e tjera kryesore i janë rikthyer rënies.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit, një euro u këmbye dje me 123.66 lekë, me një rënie prej 0.17 lekësh në krahasim me fundin e javës së kaluar.

Edhe dollari ra me 0.14 lekë, ndërsa më e fortë ishe rënia e paundit britanik dhe frangës zvicerane, përkatësisht me 0.39 dhe 0.78 lekë.

Ku ekspertët e këmbimit valutor shprehen se valutat po bien për shkak të bllokimit të transferimit të valutës nga bankat tregtare jashtë vendit.

Si rrjedhojë, pohojnë aktorët e tregut valutor, bankat nuk po tërheqin valutë nga tregu dhe kjo ka krijuar një tepricë të valutës në treg.

Dhe derisa të zgjidhet ky ngërç, në treg do të reflektohet një lloj amullie.