Grupi Këshillimor i Stabilitetit Financiar do forcojë masat për përdorimin e lekut

Grupi Këshillimor i Stabilitetit Financiar do forcojë masat për përdorimin e lekut
Grupit Këshillimor i Stabilitetit Financiar, në mbledhjen e tij të fundit ka diskutuar mbi nevojën e marrjes së veprimeve konkrete për rritjen graduale të përdorimit të monedhës vendase në ekonomi. Një hap ky, që sipas ekspertëve mund paraqet mjaft rëndësi për sistemin financiar dhe ekonominë shqiptare, si të tillë. Tashmë ekziston edhe një strategji përkatëse ndërinstitucionale rreth kësaj, ndërsa përfaqësuesit e ministrisë së Financave dhe Ekonomisë u angazhuan ta trajtojnë me përparësi këtë çështje. Ndërkaq, sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë 2018-ës zhvillimet ishin përgjithësisht pozitive. “Tregjet financiare funksionuan normalisht, ku vëllimet e transaksioneve mbetën të qëndrueshme dhe normat e interesit mbetën në nivele të ulëta.

Veprimtaria e sektorit bankar u zgjerua, pavarësisht efektit statistikor pakësues që dha mbiçmimi i kursit të këmbimit të lekut. Ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve të veprimtarisë, ishte i kontrolluar”, ishte cilësimi që ajo bëri dje në mbledhjen e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar, rreth situatës aktuale në vend.