Infrastruktura, energjia e agroturizmi, projektet që qeveria u dha pjesën e “luanit”

Infrastruktura, energjia e agroturizmi, projektet që qeveria u dha pjesën e “luanit”
Infrastruktura, energjia dhe agroturizmi janë ndër sektorët kryesorë, projekteve të të cilave qeveria u dha pjesën e “luanit” të fondeve gjatë vitit të kaluar.

Kështu, ajo lëvroi vjet 627 milionë euro investime, për zbatimin e mbi 50 projekteve të rëndësishme në ekonominë e vendit.

Një shifër kjo e cila ka zënë rreth 44.7% e vlerës totale të financimeve të qeverisë.

Projekti më i financuar nga fondet buxhetore gjatë vitit të kaluar ishte rruga e re, Qukës-Qafë-Plloçe e cila mori 4 miliardë lekë ose 33 milionë euro financime nëpërmjet tre zërave buxhetore.

Pasuar nga projekti i dytë në rimëkëmbjen e rrjetit energjetik, ai i furnizimit me ujë për qytetet bregdetare, projekti për rikonstruksionin e rrugës Harku i Bërdicës dhe ai  për ndërtimin e infrastrukturës mbi lumin Devoll.