Madonna, 60 vjeç, transformohet në një nuse kaubojsh dhe po i çmend meshkujt

Madonna, 60 vjeç, transformohet në një nuse kaubojsh dhe po i çmend meshkujt
Ajo ka ngacmuar gjithnjë famtazinë e meshkujve me fizikun dhe muzikën e saj.

Në premierën botërore të videove të saj të fundit, Madonna shkoi edhe më tej natyrës së saj tipike, e veshur si një nuse shumë e pasionuar nën mbrojtjen e një mashkulli shumë më të ri në moshë.

Legjenda e popit, tashmë 60 vjeçe, zbulon se tash e tutje do të njihet edhe si “Madamë X”, që është njëherazi albumi dhe videoklipi i saj i ri.

Ajo shtrihet në një dhomë plot pasqyra, e veshur me fustan të bardhë, apo fund të zi të çarë deri në rrëzë të kofshës, diku tjetër me një palë pantallona rrjetë, e kombinuar me një bluzë të bardhë, kravatë të kuqe dhe syze.

Madonna pastaj zbulon se Madamë X pëlqen të kërcejë, Cha-Cha-Cha kur i është bashkuar një grup kërcimtarësh, mbështetës të saj ku përfshihet edhe partneri.

Partneri i saj cëcëritës është këngëtari kolumbian Maluma, dueti me të cilin është perfekt. /l.k./

Marrë nga www.dailymail.co.uk