“Shumë pranvera të tjera të lumtura!” Vizita surprizë në spital, sot në ditëlindjen e Margarita Xhepës

“Shumë pranvera të tjera të lumtura!” Vizita surprizë në spital, sot në ditëlindjen e Margarita Xhepës
Margarita Xhepa feston sot 87-vjetorin e lindjes. Por ky përvjetor e ka gjetur artisten e madhe shqiptare në spital, ku prej pak ditësh i është nënshtruar një operacioni.

Në përvjetorin e ditëlindjes, sot ajo pati një vizitë të veçantë dhe surprizë.

Ishte Presidenti Ilir Meta, i cili pas vizitës, i uroi shërim të shpejtë, në ditëlindjen e saj.

“Shumë pranvera të tjera të lumtura për yllin e kinematografisë shqiptare, të papërsëritshmen, Margarita Xhepa.”

“I uroj shërim të shpejtë, besimplotë se do ta shohim sërish në skenë me të tjera role, që do t’i shtojnë freskinë buqetës së saj të jashtëzakonshme artistike”, u shpreh Meta.

Margarita Xhepa lindi më 2 prill të vitit 1932 në Lushnjë. Gjatë karrierës së saj të gjatë në kinematografi dhe teatër ajo ka krijuar mbi 150 role.

Mbetet një ndër aktoret më të pëlqyera dhe më të dashura për publikun shqiptar.