Për Tiranën dhe Luftëtarin, që diskutojnë po ashtu mbijetesën, madje ndeshja e ardhshme e kampionatit rezervon një përplasje direkte mes tyre, trofeu i kupës konsiderohet një mrekulli.
Verilindorët e drejtuar nga Ernest Gjoka kërkojnë ndihmën e tifozëve në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, me Skënderbeun, në Kamëz.
Presidenti Safet Gjici vendosi para këtij takimi që në tribunën qendrore hyrja për tifozët të jetë falas.
Nga ana tjetër trajneri Ernest Gjoka nuk do të ketë në dispozicion për këtë ndeshje dy lojtarë të rëndësishëm, Valdet Rama dhe Edis Maliqi.
Të dy lojtarët të dëmtuar, me shumë mundësi ata rrezikojnë të humbin pjesën e mbetur të të gjithë sezonit.
Valdet Rama është dëmtuar rëndë në menisk dhe pret t’i duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për të rikuperuar dëmtimin.
Gjoka duhet të llogarisë ndaj Skënderbeut edhe mungesën e mbrojtësit Gëzim Krasniqi, ndërsa trajneri shpreson në rikuperimin e Ylli Shameti.