Strakosha “bashkon” Sarrin me Hysajn te Milan

Strakosha “bashkon” Sarrin me Hysajn te Milan
Forma e shkëlqyer që po tregon portieri i Kombëtares kuqezi, Thomas Strakosha, ka bërë që Lazio të arrijë finalen e kupës. Falë fitores 1-0 në “San Siro” dhe portës së paprekur që mbajti Strakosha, Lazio kërkon trofeun e kupës në Itali.

Eliminimi i Milan, sipas medieve italiane, do të thotë se trajneri Genarro Gatuso pret shkarkimin në fund të sezonit, ndoshta edhe më herët. Madje Milan ka nisur bisedimet me pasuesin e tij, një prej të cilëve është edhe ish-trajneri i Napolit, i cili drejton Chelsea, Maurizio Sarri.

Megjithatë trajneri Antonio Conte mbetet objektivi kryesor, madje atij i është bërë edhe oferta, por kërkesa e tij për një pagë prej 10 milion euro në vit, shihet e ekzagjeruar.

Nga e ardhmja e trajnerit Sarri te Milan, ku në lojë për të është edhe Roma, varet edhe ajo e mbrojtësit Elseid Hysaj.