Vajza rrëfen Vaçe Zelën: Ishte e tërhequr ngaqë e dinte se ishte e madhe

Vajza rrëfen Vaçe Zelën: Ishte e tërhequr ngaqë e dinte se ishte e madhe
Irma Rodiqi, vajza e të madhes Vaçe Zela e ftuar në “A Show” në News24 ka rrëfyer gjithçka për nënën e saj.

Ajo tha se nëna e saj nuk e ka pasur të lehtë, duke treguar një anë tjetër tepër njerëzore, përtej zërit hyjnor që ka dëgjuar çdokush. Për të e ëma ishte tërhequr pasi e dinte se ishte e madhe.

“Pasi nuk kreu liceun artistik. Nuk e pranuan sepse atë kohë mund të studioje vetëm për kanto dhe zëri i saj nuk i përshtatej dhe ajo nisi gjimnazin në Tiranë. Mori pjesë në konkursin për dramë me kitarë.

Në shtëpi ishin miq dhe asgjë tjetër. Kemi folur pak për artin në shtëpi, flisnim për artin në përgjithësi por jo për këngën. Ajo ishte bota e saj.

Njerëzit e adhuronin. Miqtë ishin krenare për të, mburreshin me të. Mblidheshin, vinin dhe tek ne. Ishte kënaqësi kur ajo kishte mundësi. Sepse skena dhe të largon, programi. Ndodhte të mblidheshin pa të, por asaj i dhimbtë. Ka pasur një humor, ishte çamarroke.

E qeshura e saj zgjati deri sa erdhi në Zvicër. Por pastaj pati një tis melankolik që e kishte pasur dhe më parë. Erdhi në Zvicër për arsye shëndetësore dhe nuk mundi të kthehej më, unë pata përshtypjen se iu largua buzëqeshja.

Jo shumë, por nuk kishte fare, por si të gjithë, siç ishte koha. më vinte pak në pozitë të vështirë, sepse thoshte nëse dikush ia del mbanë por unë pse jo. Qepte me makinë.

Gatuante me përsosmëri.

Bënte vërtetë gjithçka. Mbasi mbaroi 7-vjeçaren dhe erdhi në liceun artistik dhe u kthye prapë mbrapsht dhe erdhi bëri gjimnazin. Është rritur në konvikt dhe mësimet e para të gatimit i ka marrë nga nëna e tim ati, gjyshja ime. Një kuzhinë vjeneze. Nuk ishte vetëm kjo kuzhinë.

Përmendëm Adriatik Kallullin dhe rrobalarësen, më erdhi këndshëm që e dëgjova në gjuhën shqipe. Ime më ka qenë adhurues e gjuhës shqipe, si im atë. Ai erdhi një rast dhe si në shumë raste e gjeti duke larë rroba. Dhe i tha pse nuk blen një? Ajo i tha pak me drojë që nuk mundem. Ishte një periudhë pak e vështirë, sepse im atë po punonte në ndërtim. Nënës sime nuk i kanë dhënë asnjëherë rrogën maksimale, mbase pak për faj të saj sepse duhet të dilje para komisionit. Ajo thoshte unë s’dal para komisionit, dal të këndoj veç para publikut.

Të ruan dinjitetin. Ai vërtetë e dhuroi, por ne e konceptuam si një borxh dhe na u deshën shumë vite për ta larë.

Kur im atë shkoi t’i kthente paratë, ajo filloi të këndonte nëpër shtëpi. Gati bënte kotollumba nga qejfi. Ajo nuk këndonte nëpër shtëpi, belbëzonte.

Ka qenë një grua trime. Ishte përkushtimi i saj për të dhënë maksimale. Para se të këndonte asaj nuk i flitej. Nuk ka dashur të xhirohej jashtë skenës. Në shtëpinë e saj është ndjerë vetëm në skenë, para publikut.

Ajo dridhej, dhe duart i shtrëngonte në këtë formë sepse dridhej. Dhe fundi i luante. Ajo ishte në një botë që i duhej pak kohë për t’u kthyer në tokë”, deklaroi Irma Rodiqi, vajza e të madhes Vaçe Zelës. /l.k./

Foto Google