Nga Aranit Muraçi
Një ekip i vogël mund të bëjë mrekullia. Më 15 prill, Atalanta luajti në një nga barazimet më të paekuilibruara në historinë e Seria A: barazimi pa gola në shtëpi, ndaj Empolit, në të cilën vendasit prodhuan 47 raste shënimi në portën kundërshtare. Tetëmbëdhjetë raste në portë. Klubi i fundit i Seria A që kishte bërë krijuar kaq shumë raste për gol në një ndeshje të vetme ishte Roma, kundër Catania në vitin 2006, një ndeshje që e fitoi 7-0. Pas ndeshjes lojtarët e Atalantës u shtrinë në dysheme. Barazimi iu kishte kushtuar vendin e katërt, duke i lënë ata në vend të gjashtë, kur mbeteshin edhe po kaq ndeshje deri në fund. Takimi tjetër ishte kundër Napolit, më pas Atalanta vizitonte Lazio dhe Juventus.
Atalanta nuk ishte ndërtuar për një vend në Ligën e Kampionëve. Pagat e tyre në fillim të këtij sezoni, sipas Gazzetta dello Sport, zinin vendin e 14-të në Seria A: ose ishin afërsisht sa një e teta e pagave që merr Juventus. Qyteti që ata përfaqësojnë, Bergamo, është “shtëpia” e tyre modeste prej 120,000 njerëzish, ose gati 3-4 herë më pak se tifozët që kanë dëshirë të ndjekin Borusia Dortmund, në stadium.
Që kur trajneri Gian Piero Gasperini mori përgjegjësinë e trajnerit në vitin 2016, ata kishin thjesht një projekt serioz. Pak prisnin që kjo skuadër ta merrte veten nga demoralizimi pas atij barazimi kundër Empolit. Por kundër Napolit, Atalanta fitoi 2-1. Më pas mundi Fiorentinën për të siguruar një vend në finalen e Kupës së Italisë dhe e mbylli prillin me një fitore 2-0 në Udinese që - së bashku me humbjen e Milanit në fundjavën e kaluar me Torinon – u rikthye përsëri në vendin e katërt. Të dielën Atalanta udhëtoi për në Romë – ku përballë ishte Lazio, rivali i drejtpërdrejtë për vendin e katërt, në garën evropiane. Edhe një herë, skuadra e Gasperinit, ndonëse u ndëshkua shpejt, pavarësisht përpjekjeve të portierit Thomas Strakosha, e gjeti edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës në pjesën e dytë. Në një nga tre golat e fitores 3-1 ndikim pati edhe mbrojtësi kuqezi, Berat Djimsiti.
Fabio Capello e krahasoi Atalantën me Ajax - duke shprehur se të dy ekipet i angazhojnë lojtarët në betejat një-për-një, në gjithë hapësirën e fushës: duke përqafuar rrezikun dhe shpërblimin. Është një filozofi që Gasperini e ka ndjekur që nga java e dytë në Genoa, ku përjetoi momentin “Eureka” dhe kur skuadra e tij po përgatitej për një ndeshje kundër Juventusit. Atalanta ka shënuar 71 gola në 35 ndeshje: shumica në Seria A. Statistikat flasin për një dominim të kundërshtarëve dhe faktin se ata shpesh e fitojnë posedimin e topit, në pozita të avancuara. Gasperini e ka treguar veten të aftë për të nxjerrë sa më shumë nga talentet e rinj apo edhe nga lojtarët më të vjetër, të cilët kurrë nuk e kanë përmbushur potencialin e tyre diku tjetër. Iliçiç, 31 vjeç, po kalon momentet më të mira të karrierës së tij gjatë dy sezoneve të kaluara. Zapata, 28 vjeç, nuk kishte shënuar më shumë se 11 gola në një sezon të Seria A, por deri tani ka shënuar 22 gola, - dy më pak se rekordi i vendosur nga Pippo Inzaghi në këtë klub. Fitorja e kësaj fundjave e çoi Atalantën në vend të katërt. Lazio, shtatë pikë pas duket larg këtij objektivi. Distanca me vendin e pestë, Roma, që barazoi me Genoa, është tre pikë. Milan mund të ngjitet në të njëjtën distancë, nëse fitonte me Bolonjën të hënën në mbrëmje. Por kjo nuk do të thotë asgjë. Atalanta nuk humbet në 12 ndeshjet e fundit, ndërsa Milan ka marrë vetëm pesë pikë në shtatë ndeshjet e fundit. Atalanta e Djimsiti me Berishën, një hap larg ëndrrës.
1 Atalanta do të luajë sërish në Romë, ndaj Lazio, në finalen e Kupës së Italisë brenda 10 ditësh. Në rast fitoreje, kjo do të ishte arritja më e madhe e këtij klubi që e ka ngritur për herë të fundit këtë trofe në vitin 1963. Megjithatë, historik mbetet kualifikimi në Champions League. Edhe gjashtë pikë duhen nga tre ndeshjet e fundit për vend të katërt.
2 Ndeshjet e fundit të Atalanta janë ato kundër Genoa (brenda), Juventus (jashtë) e Sasuolo (brenda). Ndeshjet brenda, gjithsesi, nuk do të luhen në stadiumin e tyre të zakonshëm për shkak të punës që po bëhet në ndërtimin e tij gjatë pjesës veriore. Ata do të luajnë në “Mapei Stadium” të Sasuolos. Por kjo nuk e ul entuziazmin e tifozëve, pasi 4 mijë prej tyre pritën ekipin për ta përgëzuar.
3 Pak dilema kanë mbetur në Seria A. Vendi i katërt dhe skuadra e tretë që zbret në Seria B. Cristiano Ronaldo shpëtoi Juventus nga humbja në derbi, por shpresat e tij për ta mbyllur sezonin si golashënues janë venitur. Fabio Quagliarella shënoi dy gola kundër Sampdoria, në barazimin 3-3 me Parma, dhe qëndron në krye të golashënuesve me 25 gola. Ronaldo mban vendin e tretë, me 21 gola, kur kanë mbetur edhe tre javë nga fundi.
Seria – Klasifikimi
Ekipi N G+/- P
Juventus 35 44 89
Napoli 35 35 73
Inter 35 24 63
Atalanta 35 28 62
Roma 35 15 59
Torino 35 15 57
Milan 34 14 56
Lazio 35 11 55
Sampdoria 35 8 49
Sassuolo 35 -4 42
SPAL 35 -9 42
Cagliari 35 -16 40
Fiorentina 35 4 40
Parma 35 -17 38
Bologna 34 -11 37
Genoa 35 -17 36
Udinese 35 -18 34
Empoli 35 -22 32
Frosinone 35 -36 24
Chievo 35 -48 15