"Fantazma e diktaturës po troket te porta, maskuar si deputetja Eglantina Gjermeni!"

"Fantazma e diktaturës po troket te porta, maskuar si deputetja Eglantina Gjermeni!"
“Komuniteti shkencor dhe universitar i vendit duhet të ngrihet në këmbë!"

Akademiku dhe publicisti i njohur Artan Fuga, ndonëse anëtar i saj, ka qenë vazhdimisht kritik ndaj rolit të Akademisë së Shkencave në Shqipëri, sidomos pas zgjedhjes në krye të këtij institucioni të Skënder Gjinushit, i  cili ka mbajtur poste të larta politike dhe madje ishte kryetar i një partie pak ditë para se t’i besohej ky post.

Nesër pritet një analizë denoncuese nga Fuga, “për zhvillimet e reja skandalizuese për ligjin për kërkimin shkencor e arsimimin e larte, dje në Kuvend!”, siç e cilëson ai. “Fantazma e diktaturës po troket te porta, maskuar si deputetja Eglantina Gjermeni!,’ ka titulluar Fuga një opinion paraprak që ka publikuar sot, lidhur me këtë çështje.

Nga Artan Fuga

"Pas uzurpimit nga ushtaraket të Akademisë së Shkencave po del se fshihet diktatura mbi universitetet dhe agjencitë shkencore, mbi idetë dhe rezultatet shkencore.

Neni 55 po rilind!

Po na sfidojnë duke na hequr të gjitha liritë dhe së pari lirinë për të menduar!

A ka më profesorë në Shqipëri apo kanë vdekur të gjithë prandaj nuk flasin!

A ka më pedagogë në Shqipëri, apo të gjithë duan të bëhen borije e urdhrit politik!

Po na sfidojnë duke na hequr lirinë!

A ka më rektorë apo janë bërë të gjithë zëvendësa adminstratorësh, pra nën-togera!

A ka më senate shkencore apo janë bërë të gjithë shurdh memeca!

A ka më doktorë dhe doktoranta apo janë bërë të gjithë emigrantë dhe pula të ngordhura!

Diktaturën e ideve e keni te porta! Nesër mos thoni për alibi : Nuk e dinim!

A ka më diplomatë europianë dhe perëndimorë në Tiranë

Komuniteti shkencor i vendit duhet të ngrihet në këmbë sa nuk është vonë kundër planeve djallëzore të kazermimit të mendimit dhe ideve!"

loading...
loading...