Greqia, destinacioni më i preferuar i udhëtimeve jashtë për shqiptarët

Greqia, destinacioni më i preferuar  i udhëtimeve jashtë për shqiptarët
Shteti fqinj, Greqia, duket se është destinacioni më i preferuar i udhëtimeve jashtë vendit për shqiptarët. Kjo konfirmohet nga të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë, sipas të cilave në Greqi shkojnë 40% e shqiptarëve që i bëjnë pushimet e tyre vjetore jashtë vendit. Ata qëndrojnë aty mesatarisht 6.6 netë, ose e thënë ndryshe, një javë.

Pas saj, në listë renditet Italia si një vend tjetër i preferuar për pushimet vjetore të shqiptarëve, me 17% të totalit. Por ndryshe nga Greqia, duket se aty ata qëndrojnë më shumë, mesatarisht 8 netë qëndrimi. Për të kaluar pastaj tek një tjetër vend fqinj, siç është Kosova e cila përmbledh 13% të totalit të vizitave të shqiptarëve jashtë vendit të tyre, me një mesatare prej 1.3 netë qëndrimi, çka përkthehet në 1-2 ditë.

Ndërsa dy vendet e tjera lehtësisht të arritshme nga shqiptarët si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kapin shifrat prej 3% dhe 10% të totalit të daljeve të shqiptarëve jashtë vendit të tyre, me mesatare qëndrimi prej 3% dhe 2%.