“Inatet” e vjetra Tirana-Partizani, reflektim i merkatos

“Inatet” e vjetra Tirana-Partizani, reflektim i merkatos
Liridon Latifi, ish-mesfushor i Skënderbeut, që kaloi në kampionatin hungarez, nuk gjeti shkëlqimin e pritshëm, ndaj në verë, nëse ai nuk gjen një skuadër jashtë me kushte më të mira financiare, shihet nga Partizani si përforcim i duhur.

Dejvi Bregu, mesfushori i Skënderbeut, gjithashtu kërkohet nga Partizani, apo edhe lojtarë të tjerë korçarë, duke parë se këta të fundit kanë kualitete e nuk do të marrin pjesë në Europë. Por ish-lojtarë të spikatur të kampionatit shqiptar, si Sidrit Guri, por pse jo edhe Bernard Berisha, e deri tek ish-lojtarë kuqezi mbi të 30-at, që do të mbeten pa skuadër në verë, shihen si mundësia më e mirë e “peshkimit” të tyre në merkaton e verës.

Po ashtu edhe Albi Alla, i larguar nga Flamurtari drejt Kinës, konsiderohet element i vyer për ta rikthyer në kryeqytet gjatë verës nga Partizani e Tiranë, në projektet e tyre të së ardhmes, për Europën dhe sezonin tjetër.

Nisur nga projekti i Partizanit, presidenti i Tiranës, Refik Halili, tha para derbi se ka firmosur me 4 lojtarë cilësorë, pa përmendur emra, që do t'i bashkohen bardhebluve në mbyllje të këtij sezoni.