Për ata, arsyet e një dukurie të tillë, përveç shlyerjeve të bëra nga ana e klientëve, kanë qenë edhe fshirjet e kredive që tashmë cilësohen si të humbura prej bankave. Por në të njëjtën kohë edhe ristrukturimi i atyre që kanë qenë me shumë probleme dhe rifillimi i pagesës së kësteve të prapambetura te tyre prej klientëve.
“Që prej muajit qershor 2018, janë shlyer rreth 17.6 miliardë lekë kredi me probleme, dhe janë fshirë rreth 4.5 miliardë lekë kredi të humbura, të përfaqësuara kryesisht nga kreditë e bizneseve në lekë”, pohojnë mes të tjerash ekspertët e bankës qendrore.
Duke përfunduar se “rënia e kredive të humbura me gati 19%, dha kontributin kryesor në përmirësimin e cilësisë së kredisë”. Teksa këto të fundit vijojnë të zënë gjithsesi peshën kryesore të kredive me probleme, deri në 48%, edhe pse kjo peshë
duhet thënë se ka rënë në mënyrë të konsiderueshme nga niveli prej 58% i një viti më parë.