Kush janë problemet më të zakonshme të syve, si t’i trajtojmë 

Kush janë problemet më të zakonshme të syve, si t’i trajtojmë 
Shenjat e para për të cilat duhet të shqetësohemi dhe t’i drejtohemi mjekut okulist janë skuqje, djegie dhe lotim i syve, i shtuar. Sekrecione, ndjesi e trupit të huaj në sy dhe shpesh dhe fotofobi, çka do të thotë se drita është e padurueshme

Infeksionet e syve janë një problem i zakonshëm që mund të prekin secilin njeri, pa marrë parasysh gjininë apo moshën. Infeksionet mund të shkaktohen nga bakteret, viruset, alergjitë, që mund të prekin njërin apo të dy sytë.

Infeksioni i qerpikëve (blefaritis)

Ky është një infeksion i qerpikëve të syrit. Nuk është serioz dhe mund të ndalohet me masa ndihmëse. Flisni me mjekun nëse sytë bëhen ngjitës ose nuk pastrohen brenda një jave.

Shenjat: Cepat e syrit janë të kuqe, të infektuara dhe mund të vini re pika qelbi të tharë tek qerpikët.

Kurimi. Duke përdorur pambuk me ujë të zier me gjysmë luge kripë, pastroni sytë e fëmijës duke nisur nga hunda. Përdorni pambuk të ri sa herë që i pastroni dhe bëjeni këtë çdo mëngjes dhe darkë, derisa të shërohet. Mjeku mund t’ju japë ilaç me pika, nëse ka infeksion.

Infeksioni i membranës që mbulon kokërdhokët e syrit (konjuktivit)

Ky infeksion mund të vijë nga një virus, nga futja e një trupi të huaj në sy dhe një reaksion alergjie. Është shumë ngjitës, kështu që kujdesuni për syrin tjetër nëse nuk është infektuar.

Shenjat: Infeksioni shkakton dhimbje dhe vështirësi për të parë dritat e forta. Kur konjuktivi shkaktohet nga bakteret, mund të ketë qelb në kapakun e poshtëm të syrit. Konjuktivi alergjik shkakton lot dhe qepalla të fryra.

Trajtimi: Pastrojeni mirë syrin me ilaç të përshtatshëm ose me ujë. Duhet të trajtohen të dy sytë, sepse ky infeksion është shumë ngjitës. Kur ka trup të huaj hiqeni me kujdes. Në rastin e një infeksioni të rëndë, mjeku do t’ju japë antibiotikë apo ilaç me pika.

Byci

Kur rrënja e qerpikut infektohet, atëherë në sy shfaqet një fryrje e dhimbshme, plot qelb, në anë të qepallës. Fërkimi i syve mund ta keqësojë.

Shenjat: Në fillim qepalla enjtet pak dhe pastaj mbushet me qelb.

Trajtimi: Megjithëse byci nuk është aq ngjitës, fëmija duhet të përdorë peshqir të veçantë. Mjeku do t’ju rekomandojë antibiotikë dhe kompresa me ujë të ngrohtë.

Sytë e vëngër/ strabizmi

Sytë e fëmijës shohin në drejtime të ndryshme, ndonjëherë drejt njëri-tjetrit dhe ndonjëherë në drejtim të kundërt. Deri në tetë javë kjo është normale, por më vonë duhet të flisni me mjekun.

Shenjat: Nëse dyshoni për strabizëm, shikoni sesi reflektohet drita në sytë e fëmijës. Drita duhet të reflektohet nga i njëjti vend në çdo sy, nëse jo, pra nëse sytë janë drejtuar në drejtime të ndryshme, thërrisni mjekun.

Trajtimi: Mbuloni syrin e fortë me një fasho. Kjo do të detyrojë muskujt e syrit të dobët të bëhen më të fortë. Sytë duhet të drejtohen brenda 5 muajsh, megjithëse mund të duhet edhe më tepër kohë. Për fëmijët që janë mbi 1 vjeç, mjeku mund t’ju këshillojë syze.

Infeksionet

Infeksionet në sy, shenjë për praninë e sëmundjeve të tjera. Shenjat e para për të cilat duhet të shqetësohemi dhe t’i drejtohemi mjekut okulist janë skuqje, djegie dhe lotim i syve, i shtuar. Sekrecione, ndjesi e trupit të huaj në sy dhe shpesh dhe fotofobi, çka do të thotë se drita është e padurueshme . Veçanërisht në këtë periudhë, sytë shfaqin shqetësime të shumta, si: skuqje, sekrecione, lotim, ndjesi të trupit të huaj dhe bezdi ndaj dritës. Përballë këtyre shenjave, mjekët okulistë apelojnë për kontrolle. Teksa theksojnë se mund të bëhet fjalë për një infeksion kalimtar, gjithsesi nuk duhen neglizhuar pasi shumë herë sytë janë pasqyrë e trupit dhe aty mund të evidentohen shenja të infeksioneve apo sëmundjeve të tjera të trupit.

Problemet më të zakonshme: Kjo lidhet me periudhën në të cilën ndodhemi për shkak se pranvera dhe vera aktivizojnë infeksionet e syve. Këto infeksione klasifikohen në disa lloje, virale, bakteriale, infeksione nga pishinat, alergjike dhe të përziera. Konjunktiviti është infeksioni i cipës së bardhë që mbështjell kokërdhokun e syrit (konjunktivën bulbare) dhe konjunktivën e kapakëve (palpebrale).

Shenjat:

Konjunktivitet virale janë pak më të vështira sepse ato janë ngjitëse dhe kalojnë nga një pjesëtar i familjes në një pjesëtar tjetër. Në këtë rast, më të rrezikuar janë grupmoshat e vogla, fëmijët që shkojnë në kopshte apo në çerdhe, të cilët e marrin nëpërmjet ambientit, lodrave dhe duarve. Ndaj dhe duhet një higjienë maksimale sepse një fëmijë nuk e kupton, prek çdo gjë, më pas prek edhe sytë dhe merr infeksionin. Në këtë rast, konjunktivitet virale duhet edhe të lokalizohen, të jepet mjekimi dhe të mos çohet në ambientet ku ka fëmijë të tjerë, sepse ua ngjit edhe të tjerëve. Një tjetër lloj konjunktiviti është ai bakterial, i cili shkaktohet nga mikrobe të ndryshme. Konjunktiviti bakterial shoqërohet me sekrecione konjunktivale, që janë të trasha dhe jo të ujshme, në ngjyrë të verdhë. Po kështu, pacienti shfaq si ankesa praninë e një trupi të huaj në sy, i duket sikur ka rërë apo zhavorr në sy, ënjtje të mukozës së syve, skuqje dhe rëndesë të syve. Konjunktiviti bakterial fillon në mënyrë akute dhe fillon të ketë edhe lotim. Ndërsa kur kemi konjunktivin alergjik, nuk kemi sekrecione të verdha, të trasha mukupurulente, por i kemi të ujshme sepse konjunktiviti alergjik shoqërohet edhe me një gjendje të përgjithshme alergjike, dhe rinitet alergjike në sezonin e pranverës i kemi më shumë të përhapura, ku pacientët ankohen se kanë teshtima, se kanë kollë, kanë lotim të shtuar, skuqje të syve por nuk kanë sekrecione të trasha siç janë konjunktivitet bakteriale. Konjunktivitet alergjike shoqërohen edhe me renite alergjike dhe konsultohen përveçse nga mjeku okulist edhe nga mjeku alergolog, nëse do të ketë nevojë për bërë edhe provat e alergjisë për të parë shkaktarin e alergjisë. Përgjithësisht janë pacientë kronikë dhe infeksioni përsëritet çdo vit dhe duhet të bëjnë provat e alergjisë për të gjetur se cilët janë shkaktarët. Për infeksionet e pishinave, ne e kemi ngritur si shqetësim para disa vitesh, sepse vinim re që pishinat ishin të përbashkëta, për të rriturit dhe fëmijët. Kjo ka qenë totalisht e gabuar sepse përqendrimi i klorit duhet të jetë i ndryshëm, sipas moshave.

 

 

Fëmijët më të rrezikuarit për infeksione në sy

Më të rrezikuar për infeksione në periudhën e verës, janë fëmijët. Ata janë më të pakujdesshëm sa i përket higjienës. Prekin gjithçka dhe nuk bëjnë larje të shpeshtë të duarve dhe në këtë mënyrë janë më të predispozuar ndaj infeksioneve bakteriale të syve. Më të përhapura janë fëmijët e grupmoshës 3-10 vjeç. Këto konjunktivite, gjithashtu janë ngjitëse. Kur një fëmijë është në çerdhe a në kopsht dhe ka infeksion bakterial, prej tij rrezikohen dhe fëmijët e tjerë. Fëmijët prekin të njëjtat objekte e lodra dhe marrin infeksionin. Prandaj, mjekët në fazën akute, 3-4 ditët e para, i këshillojnë prindërit të mos i çojnë në këto institucione.

 

Këshilla mbi higjienën

Duhet higjienë maksimale e duarve, peshqiri personal më vete, kompresa të ftohta nga jashtë dhe mjekimi duhet bërë në mënyrë të rregullt. Pas hapjes, shishet duhen mbajtur te dera e frigoriferit për arsye të skadencës. Duhet të mos prekim me duar të palara tastierën, kompjuterin, telefonin, tavolinat, pasi duke prekur ato, çojmë duart te sytë.

 

loading...
loading...