Lamtumirë Muhamet Lika! Parodistët e Vlorës vajtojnë ikjen e kolegut të tyre (Foto)

Lamtumirë Muhamet Lika! Parodistët e Vlorës vajtojnë ikjen e kolegut të tyre (Foto)
Mes dhimbjesh dhe lotësh të familjarëve, miqve, shokëve dhe dashamirësve të shumtë, i është dhënë sot lamtumira e fundit Muhamet Likës.

Një nga parodistët dhe aktori i njohur i humorit vlonjat, Muhamet Lika, u nda dje nga jeta në moshën 65-vjeç.

Fotot tregojnë lotët e dhimbjes edhe në sytë e kolegëve të tij, paradistëve të tjerë, me të cilët Muhamet Lika kaloi thuajse tërë karrierën artistike, teksa homazhet zhvilloheshin sot në teatrin “Petro Marko”. Muhamet Lika u ngjit në skenë vetë pak kohë më parë me parodistët e tjerë. Ai perfromoi për dekada së bashku me Agron Hamon, Mane Lumanin dhe Afrim Agalliun dhe u kthye një nga aktorët më të dashur për publikun.

Muhamet Liko humbi jetën pas një ataku kardiak në Itali ku kishte shkuar për një kontroll shëndetësor rutinë.

loading...
loading...