
Sekreti i vitheve të ngritura dhe të forta, përveç nënës natyrë dhe plastikave, gjendet tek përkujdesja e tyre me kura të zgjedhura. Ja përbërësit që do të nevojiten për bërjen e një maske të mrekullueshme aromatike me veti ngritëse tek vithet.
Përbërësit
1 filxhan sheqer ngjyrë kafe
3 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle melasë
1 lugë gjelle xhenxhefil
1 lugë gjelle kanellë
1 lugë çaj arrëmyshk
1 lug çaj karafil
Përgatitja
Në një tas, shtoni sheqerin, xhenxheflilin, kanellën, arrëmyshkun, karafilin, vajin e ullirit, melasën dhe përziejini mirë derisa të formohet një masë e homogjenizuar. Pasi ta keni përgatitur, përhapeni në pjesën e vitheve (po të doni dhe në gjinj). Për efekte më të mira, përdoreni 2-3 herë në javë. Në kombinim me pak ushtrim fizik dhe ushqyerje të ekuilibruar, shumë shpejt do të vëreni ndryshime të rëndësishme, sa në formë po aq dhe në cilësinë e lëkurës.