Ndizet derbi i Tiranës, të gjitha biletat me “porosi”

Ndizet derbi i Tiranës, të gjitha biletat me “porosi”
Presidentët Demi dhe Halili, dje takim disaorësh me trajnerët respektivë, Gega e Mema

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, dhe trajneri Skënder Gega, nga njëra anë, si dhe presidenti i Tiranës Rafik Halili e trajneri Ardian Mema, nga ana tjetër, kanë zgjedhur të njëjtën ditë për të bërë analizën apo edhe për të ndërtuar strategjitë e fitores për ndeshjen para derbit të madh.

Trajneri i Tiranës, Mema, e kishte lajmëruar një analizë të tillë, pas fitores 5-3 ndaj Luftëtarit në mesjavë, fitore që i siguroi finalen e kupës.

Mema e kërkoi analizën për pakënaqësitë që kishte ndaj sjelljeve të disa lojtarëve, ndërkohë Refik Halili, kërkon që skuadra të fokusohet në derbi e të mbyllë sezonin me sukses, për të marrë më pas, me qetësi vendimet e duhura.  Po gjatë ditës së djeshme presidenti Gaz Demi dhe trajneri Skënder Gega janë takuar paradite në një nga lokalet e Tiranës, ku kanë qëndruar gjatë. Në kampin e Partizanit, përveç dëshirës për fitore në derbi që të festohet me tifozët, është duke u diskutuar ndërtimi i ekipit, që do të konkurrojë në Champions  League.

Para ndeshjes derbi ka pasur një interes të jashtëzakonshëm për bileta.

Për takimin derbi të kryeqytetit, Partizani-Tirana, në program që të luhet ditën e diel (16:30), i vlefshëm për javën e 33-të të Kategorisë Superiore, ka pasur një interesim të jashtëzakonshëm të tifozëve. Kjo jo vetëm për rëndësinë që ka derbi, por edhe të faktit se Partizani me një fitore të mundshme vulos fatet e titullit kampion. Tirana, me arritjen në finale të kupës, ka si qëllim që të arrijë një fitore ndaj Partizanit e të sigurojë mbijetesën.  /A.M/

Java e 33-të/12 maj - 16:30

Skënderbeu - Teuta        

Luftëtari - Kukësi             

Kastrioti - Flamurtari

Partizani - Tirana            

Laçi – Kamza (3-0 në tavolinë)   

Klasifikimi

Partizani              65

Kukësi                  55

Flamurtari          48

Teuta                   48

Laçi                      46

Skënderbeu        46

Tirana                 40

Luftëtari             40

Kastrioti             35

Kamza                 17