
Në vendin tonë ishte aq i zakonshëm udhëtimi me tren, saqë edhe një film i para viteve ’90 u pagëzua me titullin “Treni niset 7 pa pesë”.
Sot, në të gjithë kontinentet, thuajse në çdo shtet të planetit, udhëtimi me tren i ka rezistuar kohës. Një udhëtim i tillë konsiderohet komod dhe më i lirë se udhëtimi me ndonjë mjet tjetër transporti nga qytetarët. Janë përzgjedhur nga faqja e specializuar e udhëtimeve “Culture Trip” edhe 10 nga hekurudhat më të bukura në botë. Ato kalojnë përmes maleve, ngrihen mbi lumenj apo edhe përshkruajnë me mijëra kilometra nëpër shkretëtirë.
Ato i gjen kudo, jo vetëm në vendet e zhvilluara, si në Kanada, SHBA, Norvegji, por edhe në Afrikë, Amerikën Latine, deri te hekurudha që lidh vendet e Europës Qëndrore, nga Turqia në Çeki. Çuditërisht, në vendin tonë, nuk bëhet më fjalë për udhëtimet me tren, ndonëse hekurudhat u ndërtuan me shumë mund e sakrificë, kryesisht me punë vullnetare.
Kjo hekurudhë ndodhet në Flam të Norvegjisë, dhe kalon mes maleve, buzë lumenjve
Hekurudha në perëndim të Kanadasë, e cila kalon përbri maleve Shkëmbore
Hekurudha në Zvicër, që përmban 91 tunele dhe plot 291 ura
Hekurudha në Glasgou, Skoci
Hekurudha në Ghan të Australisë, e cila përshkruhet në një gjatësi mbi 2 mijë km
Hekurudha që përshkruan Seberinë, mbi 6 mijë km e gjatë
Hekurudha që kalon përmes shkretëtirës dhe lidh Namibinë me Afrikën e Jugut
Hekurudha në Peru, përgjatë lumit Urubamba
Hekurudha Stamboll-Pragë, që kalon edhe në Hungari, Sllovaki, Austri e Poloni
Hekurudha në Colorado, SHBA, e ndërtuar në vitin 1882
Përgatiti: A. Muraçi