RECETA GATIMI/ Supë krem me qofte

RECETA GATIMI/ Supë krem me qofte
Përbërësit:

250 gr mish viçi

1 kokërr qepë

1 lugë me oriz

2 kokrra vezë

1 gotë qumësht

1 lugë gjalpë

2 lugë miell

1/2 e limonit

pak majdanoz

1.5 l lëng mishi

kripë dhe piper.

 

Përgatitja:

Mishi i viçit kalohet dy herë në makinë për bluarje së bashku me qepët. Në masën e mishit hedhim kripen, piperin e zi, majdanozin, të bardhët e vezëve dhe orizi gjysmë i zier. Të gjitha këto përzihen dhe ndahen në pjesë të vogla me madhësi sa një arrë. Qoftet e përgatitura, të ngjeshura pak, skuqen me pak gjalpë, shtohet uji i vluar dhe lihet të ziejnë 10-15 minuta. Në një tenxhere tjetër skuqim pak miell me gjalpë, shtohet qumështi dhe lëngu i qofteve. Përzihen shpejt që të mos krijohen kokërrza, kështu bëhet një masë e hollë si supë krem e zakonshme. Pas kësaj rrihen të kuqet e mbetura të vezëve, hollohen pak me lëngun e supës, shtohet lëng limoni dhe hidhen në supë. Në fund, hidhen edhe qoftet e pastaj supa rregullohet me majdanoz të grirë imtë dhe piper të zi.

loading...
loading...