RECETA GATIMI/ Tavë me qumësht dhe mish

RECETA GATIMI/ Tavë me qumësht dhe mish
Përbërësit:

1 kg mish qingji

500 -600 gr oriz

1 litër qumësht

0.5 l lëng mish

gjalpë ose vaj

kripë dhe piper.

Përgatitja:

Mishin e qingjit e ziejmë për rreth një orë në 2 litra ujë ku kemi hedhur një lugë gjelle kripë. Orizin të cilin e lajmë me ujë të nxehtë e kaurdisim me gjalpë, pastaj i shtojmë qumështin e nxehtë, lëngun e mishit të zier (të nxehtë), kripën dhe piperin e zi sipas dëshirës dhe tavën e fusim në furrë të nxehtë. Pas 20 minutash e nxjerrim, hedhim mishin e zier mbi orizin me qumësht dhe e kthejmë në furrë për rreth 20 minuta deri sa të skuqen mishi dhe orizi.

loading...
loading...