Rinoni lëkurën e qafës me masazh

Rinoni lëkurën e qafës me masazh
Lëkura e qafës, vazhdimisht, i nënshtrohet veprimit agresiv të ndikimeve të jashtme. Ajo është nga zonat më delikate dhe i tregon më shpejt shenjat e kohës. Megjithatë, qafa ka nevojë për një gjimnastikë të lehtë.

Lëkura e qafës, e hollë dhe pa gjëndra yndyrore, të cilat prodhojnë sebum, është e thatë. Prandaj, duhet që rregullisht të ushqehet me kremra hidratues të thellë, mundësisht vajra ushqyes. Muskuli më i madh i qafës, platitma, është tepër i ndjeshëm, ndaj nuk duhet tërhequr shumë. Gjithsesi, qafa ka nevojë për një gjimnastikë të lehtë.

Si të bëni masazhin e qafës

Që të duket më e hollë

Masazhi duhet bërë anash. Masazhi fillon nga poshtë lartë, duke e shtuar shtypjen. Kur i lëshoni duart poshtë, bëjeni sa më butë.

Nxiteni qarkullimin

Mjafton të bëni masazh të lehtë në formë rrethi, duke shtypur lehtë nën eshtrat e qafës.

Për qafë më të gjatë dhe qëndrim më të drejtë

Stimuloni muskujt në fund të qafës, duke iu bërë masazh rrethore, me drejtim sipas shigjetave të orës.

Për të mos u lëshuar lëkura

Masazhoni çdo herë, nga poshtë lartë: Mbështetni duart pak mbi gjinj dhe filloni t’i tërhiqni ngadalë, në drejtim të veshëve.

Lamtumirë, nën-mjekrës!

Mbështetni shuplakat e duarve në gjoks dhe ngadalë i ngrini deri në mjekër, duke e lakuar kokën prapa.

loading...
loading...