Shqipëria kualifikohet për në natën e tretë, finalen e Eurosong

Shqipëria kualifikohet për në natën e tretë, finalen e Eurosong
Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi ka bërë histori, duke u renditur mes këngëve më të mira që do të performohen edhe në natën finale të Eurosong.

Kënga e saj “Ktheju Tokës” me të cilën ajo fitoi Fest 57 në RTSH, është kualifikuar të enjten për në natën e tretë të Festivalit Europian të Këngës që po mbahet në Tel Aviv.

Kënga e përfaqësueses së Shqipërisë, një himn dhe thirrje emigrantëve për të dashur vendet e tyre, u prit me ovacione dhe thirrje të fuqishme, kur u njoftua se Shqipëria u kualifikua. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...