Tirana e Kukësi, të “dënuara” për finalen e kupës

Tirana e Kukësi, të “dënuara” për finalen e kupës
Kupa e Shqipërisë/ Sot përcaktohet finalja: Skënderbeu-Kukësi dhe Tirana-Luftëtari

Tirana luan sot në “Selman Stërmasi” fatet e tërë sezonit. Kualifikimi në finalen e Kupës së Shqipërisë kërkohet me çdo kusht nga presidenti Refik Halili, i cili ka vendosur ekipin bardheblu para takimit me Luftëtarin në “regjim kazerme”. Tirana, me ecurinë e fundit, për mbijetesën ka bërë gjithçka mirë, si dhe kalendari i ndeshjeve të mbetura, nuk ia rrezikon aq pozitat. Barazimi pa gola në Gjirokastër i ndeshjes së parë,  u jep bardhebluve si epërsi përveç eksperiencës, edhe faktorin fushë, megjithëse pa tifozë për kualifikimin.

Ndeshja e dytë e Kupës së Shqipërisë, Tirana - Luftëtari, luhen sot në ora 17:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Por për shkak të dënimit të fushës, prej incidenteve të kaluara, Tirana e pres sot Luftëtarin pa tifozë. Ndeshja do të luhet me dyer të mbyllura, ndërkohë që në Korçë, në të njëjtën orë Skënderbeu pret Kukësin. Verilindorët që drejtohen nga Ernest Gjoka fituan 2-1 ndeshjen e parë dhe udhëtojnë në Korçë, me synimin për të siguruar medoemos finalen. Edhe presidenti Safet Gjici u ka bërë të tijve të ditur, se dëshiron trofeun e dytë në Kupë, pas dorëzimit nga gara për titull.    /a.m/