Partizani është shpallur kampioni i Shqipërisë në volejboll për femra, për sezonin sportiv 2018-2019.
Ky është titulli më i rëndësishëm i klubit të njohur sportiv, që pret të kurorëzohet edhe kampion në futboll, trofe që i mungon prej 26 vitesh.
Tifozë të shumë të Partizanit i janë bashkuar festës së titullit kampion, që sapo fituan vajzat e këtij ekipi, ndërkohë volejbollistja MalvinaTuci, ka ndarë edhe pjesë të këtij suksesi, duke e cilësuar kupën, apo trofeun se “shkoj atje ku duhej!”
Skuadra e drejtuar nga trajneri Roland Tarja mbron titullin, pasi mposhti në finale rivalin historik kryeqytetas, Tiranën.
Të kuqtë triumfuan me rezultatin 3-2 në finalen e tretë “Play off”, në “Fahrie Hoti” (27-25, 16-25, 15-25, 30-28, 8-15 rezultati i seteve), duke triumfuar me rezultatin 3-0 serinë e finaleve.