A e njihni Shqipërinë? Po këngëtaret e saj, që po pushtojnë botën!

A e njihni Shqipërinë? Po këngëtaret e saj, që po pushtojnë botën!
Ndoshta jo të gjithë e kanë idenë se muzika i ka rrënjët e saj edhe në Shqipëri?

Duke pasur parasysh faktin që politikisht vendi prej 2.9 milionë banorësh aktualisht është nën flakë - protestuesit antiqeveritarë në kryeqytetin e Tiranës hedhin bomba molotovë ndaj policisë e shkaktojnë trazira, ndërsa protestojnë kundër korrupsionit dhe vjedhjes së votave – është e lehtë të humbasësh, për të krijuar një përshtypje për Shqipërinë.

Por një numër gjithnjë e më i madh i yjeve të muzikës me origjinës shqiptare po ofrojnë një pasqyrë alternative për ish-vendin komunist, duke kryesuar listat e muzikës ndërkombëtare dhe duke demonstruar suksese të rralla.

E lindur në Londër nga prindër shqiptarë, 23-vjeçarja, Dua Lipa, është padyshim emri më i madh i kësaj plejade. Artistja e re triumfoi në “Grammy” këtë vit, sikurse gjithashtu ndihmoi të nxjerrë në pah se si ajo ka këngëtarë të tjerë të origjinës shqiptare, në nivelet e saj.

Ndër artistët me të cilat Lipa u përplas për të fituar ishte Bebe Rexha, një këngëtare 29-vjeçare e Brooklyn, por e lindur nga prindërit shqiptarë. Kënga e Rexha-s , “Meant To Be”, doli në vendin e dytë në “Billboard Hot 100”, në vitin 2017. Po aq e ëmbël, 25-vjeçarja Ava Max, doli në krye të listave në më shumë se 20 vende në 2018. Max u lind në Milwaukee, po ashtu nga prindër shqiptarë.

Elvana Gjata, 32 vjeçe, e lindur dhe e rritur në kryeqytetin shqiptar të Tiranës për suksese ndërkombëtare nuk po punon me askënd tjetër, përveçse me David Guetta dhe Poo Bear.

Në Mbretërinë e Bashkuar, 28-vjeçarja Rita Ora u bë e para artistja femër solo që me 13 këngë kishte 10 më të mirat, në tetor 2018. Lipa arriti te ishte nr. 1 në albumin e vetëm të Britanisë së Madhe vitin e kaluar, me këngën e saj “One Kiss”. Të gjithë këta këngëtare femra, - me origjinë nga një vend me një të katërtën e popullsisë së Londrës - po godasin tregun botëror të muzikës pothuajse në të njëjtën kohë në dy vitet e fundit.

Dhe suksesi i tyre është frymëzim për gjeneratën e ardhshme në Shqipëri: shkolla e arteve të Universitetit të Tiranës po zgjeron pranimin e studentëve dhe shkollat ​​e reja të muzikës - në Tiranë - gjatë tre vjetëve të fundit po i japin rëndësi në mënyrë specifike popit dhe muzikës elektronike.

“Ne e kemi pasur në vëmendje Bllokun Lindor, që kur komunizmi ra”, thotë analisti i industrisë së muzikës Matt Harper.

Eurovizioni, të paktën për Evropën - është pjesërisht përgjegjëse për këtë rritje të suksesit, thonë ekspertë si Harper. Megjithëse ky konkurs ka nisur rreth vitit 1956, Shqipëria hyri vetëm në vitin 2004. Por, ndërsa harku i inaugurimit e pa që ajo të renditet e 17-ta, në renditje, deri në vitin 2012, garuesit shqiptarë arritën të vendoseshin në vendin e pestë. Diçka që në mënyrë të qartë nuk do të kishte humbur në 17-vjeçaren e atëhershme Dua Lipa, bija e një frontisti rock 'n' roll, një shqiptari që kishte emigruar në Londër tre vjet para se ajo të lindte.

Pra, deri në vitin 2015, pas një karriere të shkurtër si modele dhe një eksperience në televizion, Lipa nënshkroi me “Warner Music”, duke shënuar menjëherë rekorde.

Menjëherë këngëtarja shqiptare theu klasifikimet në Belgjikë, Poloni, Sllovaki dhe 11 vende të tjera evropiane. Ajo ishte 20 vjeçare. Katër vjet më vonë, mundi Greta Van Fleet, Luke Combs dhe Bebe Rexha, për artistin më të mirë “Grammy”.

Për të qenë të sigurt, disa ekspertë janë të kujdesshëm ndaj përfundimit rreth suksesit të shqiptarëve. “Ata janë këngëtarë të mëdhenj të muzikës pop, por mbetet të shkëlqejnë edhe në rrymat e rënda”, thotë producentja e njohur e Grammy, Joe Chiccarelli.

Antropologu Addison O’Dea, i cili dy vjet më pati disa episode të një shfaqje në Shqipëri për Discovery, gjithashtu tregon për diversitetin etnik brenda këngëtarëve me origjinë shqiptare. “Rita dhe Dua kanë prindër shqiptarë, por janë kosovarë dhe nga ish-Jugosllavia respektivisht”, thotë O'Dea, duke shpuar thellë një ndarje, që tradicionalisht e kanë bërë Ballkanin një arenë të nxehtë politike për më shumë se një shekull . Britania e Madhe në veçanti përjetoi një valë të diasporës shqiptare, sikurse edhe nga ish-shtete të tjera komuniste pas rënies së “Perdes së Hekurt”.

Artikulli marrë  në “ozy.com”, përshtatur e përgatitur në shqip nga AFP.al

loading...
loading...