Angela Peristeri: Dështimet e mia...në veshje, për t’u bërë Miss, apo edhe prezantuese

Angela Peristeri: Dështimet e mia...në veshje, për t’u bërë Miss, apo edhe prezantuese
Anxhela Peristerin e njohim si këngëtare, por dikur ajo ka prezantuar emisione televizive madje ka tentuar dhe të bëjë spikeren e lajmeve, ndërkohë që tregon edhe disa nga fobitë dhe teket e saj.

Në vitin 2015 kur ajo mori pjesë në “Kënga Magjike” në duetin e saj me Erik Lloshin “T`kam bërë të qash” i ka ndodhur një episod që i është dashur të bëjë një sakrificë.

“Mbaj mend që Joni Peçi më kishte qepur një fustan stil sirene të gjatë deri në fund të këmbëve dhe ka qenë skena që duhet të zbrisnim përmes shkallëve” kujton Anxhela.

Në “E Diell” Anxhela Peristeri shpjegoi se fobitë e saj janë lartësitë dhe shkallët elektrike.

Këngëtarja shpjegoi se edhe kur bënte prova me atlete ajo dridhej nga frika.

“3 orë para spektaklit, i them Jonit që unë me këtë fustan nuk zbres dot. Mora gërshëret, e preva fustanin dhe dola në skenë. Si përfundim atë natë, unë jam komentuar si veshja me keqe e gjithë festivalit” tha Anxhela.

Po si reagoi Joni Peçi për veprimin e këngëtares që nga ana tjetër është dhe miku më i ngushtë i saj? “Mirë t`u bë se vetë deshe ta shkurtoje” pohoi duke qeshur Anxhela për ngjarjen e ndodhur plot 4 vite më parë.

Po ashtu këngëtarja kujton se në vitet 2000 i ka bërë të gjitha tentativat për t`u futur në botën e artit pasi babai i saj punonte në Pallatin e Kulturës.

“Meqë ekonomia nuk ishte e duhura dhe s`mund të hyja menjëherë në fushën e këngës, provova njëherë veten tek lajmet, pastaj shkova tek Miss-i dhe në emisione të tjera si prezantuese. Si përfundim nuk e fitova audicionin” rrëfen me nostalgji Peristeri”.

Ndër të tjera Anxhela kujtoi se në fillimet e karrierës së saj, këngët e para teksa këndonte në festivalet e fëmijëve i dedikoheshin Zotit dhe se nuk i janë ndarë asnjëherë çmimet e para.

Sot këngëtarja korçare konsiderohet si një nga vokalet më të mira të skenës shqiptare.

loading...
loading...