“Balkan Blood”, shfaqet me sukses premiera e filmit shqiptaro-kinez (përplasjet mes bandave dhe roli i pushtetit)

“Balkan Blood”, shfaqet me sukses premiera e filmit shqiptaro-kinez (përplasjet mes bandave dhe roli i pushtetit)
Premiera e filmit aksion “Balkan Blood” është pritur mjaft mirë për publikun shqiptar, sapo u shfaq për herë të parë në ekranin e madh të kinemasë.

Bëhet fjalë për një produksion shqiptaro-kinez. Filmi flet për përplasjen e bandave me banorët e zakonshëm, si dhe përfshirjen e pushtetit me krimin.

Filmi me regji nga Shou Hao është xhiruar në Shqipëri dhe sjell në role aktorë shqiptarë dhe kinez, ndërsa xhirimet janë zhvilluar në Durrës te Vila e Zogut, si dhe në Petrelë të Tiranës.

Filmi i shfaqur në “Cineplexx” ka si personazh kryesor ekspertin Kinez të Arteve Luftarake Qiao Lin përballet me bandën e gangsterëve Ballkanas që kanë mbërthyer me mizorinë e tyre një qytet të tërë. Fati i banorëve është në duart e tij, ndërkohë ky film do të jepet disa ditë me radhë në kinematë e kryeqytetit.

Aktori Klodian Hoxha i njohur me aktivitetin e tij në teatër, por edhe në ekranin e kinemasë tregon se këtë herë personazhi i tij është ai i një gangsteri me emrin Charls. Duke folur për filmin “Balkan Blood” ( Gjaku i Ballkanit), që mbrëmjen e djeshme 20 qershor, u dha premierë në kinemanë Cineplexx, për publikun shqiptar, aktori Klodian Hoxha shprehet se subjekti i filmit i përgjigjet shumë mirë aktualitetit të sotëm.

“Balkan Blood" është një film në të cilin ngjarjet zhvillohen diku në Europë, në një periferi të papërcaktuar saktësisht. Në këtë film do të shohim përplasjen e bandave me banorët e zakonshëm, gjobëvëniet që ndodhin tek bizneset nga bandat si dhe përfshirjen e pushtetit me krimin. Subjekti i këtij filmi i përgjigjet shumë mirë dhe aktualitet të sotëm, jo vetëm atij shqiptar, por kudo në botë, ku pushteti favorizon kriminelët, i varfri dhe bizneset shtypen dhe shfrytëzohen deri në kërcënime dhe pengmarrje për të detyruar ata që të paguajnë gjobëvëniet ndaj bandave.”

"Balkan Blood" një film i cili të mban mbërthyer pas ekranit me dinamikën, skenat e realizuara me mjeshtëri nga regjisori me famë botërore kinez Shou Hao, si dhe një kast i mrekullueshëm aktorësh shqiptaro - kinez”, shprehet aktori Hoxha.

Filmi me regji nga Shou Hao dhe skenar Ou Yuang sjell në role aktorët Yu Chong, Klodian Hoxha, Emi Canaj, Arentina Shakulli, Alvaro Shehaj, Nedi Malsija, Kamber Mici etj.

Producent shqiptar i filmit është Blemir Dervishaj kurse  producenti kinez është Cui Wenchao.

Eksperti Kinez i Arteve Luftarake Qiao Lin përballet me bandën e gangsterëve Ballkanas që kanë mbërthyer me mizorinë e tyre një qytet të tërë. Fati i banorëve është në duart e tij.

Titulli origjinal: Balkan Blood

Filmi fillon:          20.06.2019

Zgjatja e filmit:  68 Minuta

Shteti/Viti:          ALB/2019

Lloji:       Aksion

Aktorë: Xu Chong, Wang Zhichen, Li Xin Zhe, Klod Hoxha, Emi Canaj, Kamber Mici, Margent Caushi

Regjisori: Chen Shu Hao

 

loading...
loading...