E pabesueshme, tigri me dhëmbë të prishur zbret në fshat dhe kërkon ndihmën e njerëzve (VIDEO)

E pabesueshme, tigri me dhëmbë të prishur zbret në fshat dhe kërkon ndihmën e njerëzve (VIDEO)
Një tigër kaq zbritur nga pyjet për t’u kërkuar ndihmë njerëzve në një fshat të Siberisë në Rusi.

Tigri siberian nuk arrinte dot të hante, për shkak të dhëmbëve të sëmurë.

“Kjo kafshë e rrallë eviton çdo lloj kontakti me njerëzit, por këtë radhë kafsha ka shkuar kundër instikteve dhe ka zbritur në fshatin e largët Solontsovë, rreth 4 mijë milje në lindje të Moskës”, raporton Daily Mail.

Grabitqari i rrallë, një nga vetëm 500 tigrat siberianë që jetonin në habitatin e tyre natyror me borë në Rusinë lindore, gjeti një shtëpi në periferi dhe heshtje u shtri në portik.

Alexey Khaideyev donte të dilte në oborr në mëngjes, por dera e tij ishte e bllokuar nga jashtë. Ai filloi të shtyjë derën dhe dëgjoi një tigër që hungërinte.

I befasuar, banori i fshatit Solontsovë, u kthye brenda dhe filloi të telefononte shërbimet e emergjencës.

Ishte e qartë se kafsha e lodhur dhe e drobitur nuk mund të hante dhe kishte nevojë për ndihmë urgjente dentare. Grabitqari nuk e lejoi të afrohej shumë afër, por as nuk u hodh mbi të.

Ekspertët që studiojnë jetën e tigrave, janë të sigurt se grabitqari ishte duke kërkuar ndihmë njerëzore, si një mjet i fundit i dëshpëruar.

Një ekip emergjence erdhi dhe e qetësoi kafshën, pastaj e zhvendosi atë në një qendër rehabilitimi në fshatin Alekseevka.

Specialistët konstatuan se grabitqari ishte rreth dhjetë vjeç dhe femër, ndërsa identifikoi gjithashtu një problem akut në nofullën e bishës.

“Tigresha u soll në mënyrë absolutisht paqësore, sikur të priste ndihmë”, tha Sergej Aramilev, drejtor i Qendrës së Tigrave “Amur” për The Siberian Times.

Grabitqari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë për ndihmë urgjente, por specialistët thonë se nuk do të ishte në gjendje të përballonte anestezinë dhe një ndërhyrje kirurgjikale në këto kushte. Specialistët thanë se po kujdesen për tigreshën dhe do të presin, duke shpresuar që kafsha të marrë veten, përpara se ta futin në sallën e operimit. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Video: Daily Mail