
Kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi se “deri tani kemi shpërndarë 10.000 Karta Studenti”.
Ai takoi këngëtarin e njohur me emrin artistik Noizy, të cilit i bëri thirrje që të bëj gati 10.000 bluza “illyrianbloodline”, me 30 për qind ulje për studentët.
Noizy, të cilit Veliaj iu drejtua me “vëllai im”, mori përgëzime nga kryebashkiaku i Tiranës që iu bashkua kësaj nisme, teksa ftoi edhe bizneset e tjera që të krijojnë lehtësira për studentët.
Gjatë protestës së studenteve në dhjetor Noizy bëri bujë kur iu drejtua atyre që të ndërpresin protestat e t’i drejtohen mësimit.