
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elsedi Hysaj, ka vendosur që këtë verë do të djegë shaminë e beqarit para familjarëve të tij, në Shkodër.
Mbrojtësi i Napolit bashkëjeton me bukuroshen Fiorenza Lekstakaj, me të cilën ka edhe një djalë të vogël, por ka vendosur që të organizojë edhe dasmën në qytetin e tij të lindjes, madje është planifikuar që ajo të zhvillohet në ambientet e Kalasë së Rozafës.
Pritet të ketë shumë të ftuar, sidomos të botës së sportit, yje të Seria A, ku nuk do të mungojnë shokët e tij më të ngushtë të skuadrës së Napolit.
Hysaj ia ka besuar dasmën Alketa Vejsiut.
Prezantuesja e njohur televizive, Alketa Vejsiu, ka treguar se një prej kompanive të organizimit të eventeve që ajo ka në pronësi, do të përgatisë gjithçka për ditën festive të mbrojtësit Hysaj, i cili pa dasmës, sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Napoli.
“Do të organizoj festën e dasmës së tij, bashkë me skuadrën time në një kompani që kam themeluar 8 vite më parë. Do të jetë një dasmë spektakolare, në një kështjellë mesjetare në Shkodër, qyteti i lindjes së Elseidit. Jemi krenarë për të, është një djalë fantastik”, është shprehur Alketa Vejsiu për mediat italiane.