
Pas mbylljes së sezonit me klubet dhe pas dy ndeshjeve kualifikuese Euro 2020 të Kombëtares, ndaj Islandës e Moldavisë, shumica e futbollistëve të Kombëtares, janë duke pushuar këto ditë.
Odise Roshi dhe Bekim Balaj po i kalojnë pushimet së bashku në ishullin e njohur grek të Mikonos.
Ky ishull konsiderohet, si një ndër destinacionet më tërheqëse për turistët kudo në botë, dhe vizitohet nga njerëz të famshëm, ndaj edhe është edhe më i shtrenjtë.