Horoskopi për ditën e sotme, 30 Qershor 2019

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Qershor 2019
Dashi

Pritet një ditë e mirë me zbehjen e ndikimit të Marsit në shenjë dhe me hyrjen në të të dyshes Afërditë-Merkur, që janë në një orbitë shumë të favorshme. Një problem i vogël me shëndetin është kalimtar.

 

Demi

Duket se të lindurit e kësaj shenje do jenë të privilegjuarit a zodiakut, pasi do të jenë pikërisht Marsin në një orbitë shumë të favorshme, ndërkohë që nga ana tjetër edhe Hëna stimulon erosin.

 

Binjakët

Sot do të jeni të asistuar nga planetët pozitivë, por në mënyrë të e veçantë, ai që ju sjell më shumë energji do të jetë Merkuri. Perspektivë mjaft pozitive edhe në planin ekonomik.

 

Gaforrja

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë të favorizuar duket për një kohë të gjatë, pasi do të jenë për shumë kohë nën egidën e Marsit. Në një pozicion të favorshëm edhe ylli i dashurisë, Afërdita.

 

Luani

Tani që Marsi dhe Saturni duket se më në fund ju kanë lënë “të lirë” mund të merrni frymë lirisht e të mendoni për të vënë në jetë një projekt tuaji. Kujdes në raportet në shoqëri, sepse e teproni.

 

Virgjëresha

Janë një numër yjesh në shenjë, me Merkurin dhe Marsin që janë në një orbitë jo fort të përshtatshme, por kjo nuk do të thotë se dita e sotme mund të konsiderohet një ditë “jo”. Erosi është pozitiv.

 

Peshorja

Edhe ju që i përkisni kësaj shenje do të jeni nën “egidën” e një Merkuri që ndodhet në një pozicion shumë të përshtatshëm e që stimulon aftësitë për të krijuar e për të komunikuar me të tjerët.

 

Akrepi

Pritet një ditë disi e paqartë për ju, të paktën në orët e para, pasi më pas Afërdita do në shenjë do të ketë një rol të dorës së parë në aspektin e raporteve ndërpersonale e në dashuri.

 

Shigjetari

Mundohuni të qëndroni në “hije” e të mos bini shumë në sy, sepse sot pa dashje, ndoshta, mund të përfshiheni në një diskutim apo debat që mund t’ju prishë punë në raportet me dikë.

 

Bricjapi

Marsi dhe Jupiteri janë në një orbitë vërtet të hatashme prandaj edhe dita e sotme pritet të jetë në të gjitha aspektet shumë e mirë. Vetë duhet të keni kujdes nga reagimet impulsive.

 

Ujori

Tashmë gjërat kanë filluar të ndryshojnë  pas largimin të Marsit nga poizioni që nuk ishte aspak i favorshëm për ju. Sidoqoftë, tregoni kujdes në një hap që do të hidhni.

 

Peshqit

Tani që Marsin e keni plotësisht “aleatin” tuaj, mund t’i merrni gjërat më me qetësi. Dhe të evitoni vendimet e marra nxitimthi, që jo pak herë kanë rezultuar të gabuara. Pozitiv erosi.

loading...
loading...