I premtoi dashuri dhe 9 milionë dollarë, 18-vjeçarja u bind dhe vrau shoqen e saj të ngushtë

I premtoi dashuri dhe 9 milionë dollarë, 18-vjeçarja u bind dhe vrau shoqen e saj të ngushtë
Një burrë i premtoi dashurinë dhe 9 milionë dollarë nëse 18-vjeçarja  Denali Brehmer do të vriste shoqen e saj të ngushtë Cynthia Hoffman.

Kështu adoleshentja u ndihmua nga dy miq të saj, Kayden McIntosh, 16 vjeç dhe Caleb Leyland, 19 vjeç, e lidhi Cynthia dhe më pas e qëlloi me plumb në kokë, duke filmuar çdo gjë me celular, për ta dokumentuar si provë në këmbim të parave. 18-vjeçarja amerikane nga Alaska, ishte kontaktuar online nga një person i cili ishte prezantuar me emrin Tyler, i cili i kishte kërkuar që të kryente vrasjen në këmbim të 9 milionë dollarëve.

Një kërkesë e çmendur, për të cilën punoi me ditë të tëra për të bindur të renë. I dyshuari në fakt ishte një 21-vjeçar i papunë me emrin Darin Schilmiller, nga Indiana, i cili kishte bërë të pamundurën që Denali ta mendonte të pasur, duke e mashtruar për ta futur në kurth. Ai bëri të pamundurën që e reja të dashurohej pas tij dhe i premtoi se do të martoheshin bashkë dhe do ishin të lumtur, kështu që e bindi që të kryejë krimin, si kusht drejt lumturisë.

Sipas mediave vendase vajza dhe dy bashkëpunëtorët e saj, në 2 qershor, e bindën viktimën që të dilnin shëtitje, ku e çuan në një pyll dhe e vranë. Familja e Cynthia, e denoncoi zhduken e saj, ndërsa për ditë të tëra tre vrasësit deklaruan se nuk dinin asgjë, deri në momentin kur u gjet kufoma dhe nisën hetimet.

Brenda pak kohësh policia ra në gjurmët e Denali, ku nga kontrolli i detajuar i u zbulua çfarë kishte ndodhur.

Kështu policia arrestoi vajzën dhe dy bashkëpunëtorët e saj, ashtu sikundër dhe Darin, i cili pritet që të ekstradohet drejt Alaskës, për tu përballur me drejtësinë. Nga ana tjetër mbetet mister arsyeja se pse 21-vjeçari donte vdekjen e së resë, ku për këtë arsye hetimet janë në vijim.

loading...
loading...