Instagrami njeh Ronaldon “mbret”, por dikush tjetër pëlqehet më tepër se ai! (shifrat)

Instagrami njeh Ronaldon “mbret”, por dikush tjetër pëlqehet më tepër se ai! (shifrat)
Këngëtarja me famë botërore ka thyer rekord për numrin e pëlqimeve në postimet e saj në rrjetin social Instagram.

Selena  Gomez mbetet një nga njerëzit më numrin më të madh të ndjekësve në Instagram.

Selena nuk mban vendin e parë për sa i përket numrit të ndjekësve. Fronin e mban Cristiano Ronaldo me 170 milionë ndjekës, vendin e dytë e zë Ariana Grande me 157 milionë dhe në vendin e tretë vjen pikërisht ajo me 152 milionë ndjekës.

Por Selena Gomez ka numrin më të madh të pëlqimeve. Përfundimin e nxori platforma analitike Hype Auditor.  Selena merr mesatarisht 4.6 milion pëlqime në çdo postim.

Madje interesant është fakti se shumica e ndjekësve të saj, 14 %, jetojnë në Indi dhe 58% janë gra, ndërkohë që ky vend njihet për numrin e lartë të popullsisë në botë, afro 1 miliard.

Vendin e dytë për sa i përket numrit të pëlqimeve e mban Kylie Jenner, 3-6 milionë, edhe pse ajo ka 137 milionë ndjekës, gati 40 milionë më pak se Ronaldo.

loading...
loading...