
Një grua e zemëruar pas një martese të dhunshme 8-vjeçare dhe një divorci të zgjatur, Alexandria Taschwer, i ka vënë flakën fustanit të martesës.
Veprimin ajo e motivon, për të festuar në këtë mënyrë divorcin me bashkëshortin.
Tani gruaja shprehet se më në fund ndihet e lirë.
27-vjeçarja nga Louisville, Ohio, u fejua me ish bashkëshortin e saj në tetor 2011, pasi zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë, i cili lindi në korrik 2012.
Ata u martuan në 29 shator 2012 dhe sollën në jetë edhe 4 fëmijë të tjerë, por martesa e tyre vazhdoi me debate dhe dhunë e vazhdueshme. Dy vjet më parë ajo u largua nga shtëpia dhe kërkoi divorcin, por bashkëshorti nuk ia jepte, ndërsa ish-bashkëshorti i saj së fundmi u arrestua për dhunë në familje.
Dy muaj më parë divorci mes tyre u finalizua nga gjykata dhe gruaja preferoi të festonte në këtë mënyrë këtë ngjarje.