Linda Halimi irritohet me fansat për bashkëshortin, “Nuk kam zgjedhur të zi, të bardhë por..

Linda Halimi irritohet me fansat për bashkëshortin, “Nuk kam zgjedhur të zi, të bardhë por..
Këngëtarja Lindita Halimi, prej kohësh, është martuar me reperin e njohur me ngjyrë Big D dhe vazhdimisht është përballur me komente raciste për këtë përzgjedhje.

Lidhur me bashkëshortin e saj, Linda pasi insistimit në InstaStory nga një fans: Nëse je e thjesht, kthema edhe mua komentin. Pse se ke zgjedh at senin e bardh po t’zi?”, iu përgjigj:

“Më vjen shumë rëndë kur shoh që gjenerata e re, ndonëse në 2019, akoma jeton me injorancë dhe mosdije! Kjo pyetje bëhet nga dikush që nuk ka dalë të shohë përtej oborrit dhe është i ushqyer me mllef ndaj secilit që është “NDRYSHE” nga ata!”

“Por patjetër, ja përgjigja: "Nuk kam zgjedhur të zi, të bardhë por kam zgjedhur njeriun që dua, i cili ndodh që është etnicitet ndryshe nga unë, e që më do dhe kujdeset për mirëqenien time më shumë se për veten. Dhe unë, secilës femër i dëshiroj dashuri të madhe në jetën e saj dhe fatin e mirë, sidomos ty që më së shumë ke nevojë të përjetosh një ndjenjë të tillë.”

loading...
loading...