Moti, shi dhe shtrëngata në të gjithë vendin

Moti, shi dhe shtrëngata në të gjithë vendin
IGJEUM parashikon për nesër reshje në formë shtrëngate në të gjithë vendin, ndërsa qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan rrezikojnë të kenë përmbytje të lokalizuara si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve.

Në këto qarqe mund të shfaqen përmbytje të vogla, të lokalizuara si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve. Reshjet do të jenë në formë shtrëngate në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të shoqërohen me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre gjatë pasditeve.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 15 / 21 °C, në vendet e ulëta 14 / 22 °C, në vendet malore: 9 / 18 °C

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet për momente të shkurtra deri e fortë. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...