
Në dasmën çiftit Ramos-Rubio do të jenë plot 500 të ftuar mes tyre edhe dyshja e famshme David Bechkam-Victoria Beckham. Ramos me anglezin që ka luajtur bashkë me Ramosin te Reali për 2 vite, ndërkohë që Sergio ka ftuar në dasmë edhe shokun e tij të repartit në kombëtaren spanjolle Gerard Pique, i cili do të shoqërohet nga partnerja e tij, këngëtarja Shakira.
Në dasmën e tij do të peformojë grupi i njohur muzikor i rock-ut AC/DC, prania e të cilëve në dasmë do t’i kushtojë xhepave të çiftit Ramos-Rubio plot 1 milion euro. Të pranishëm në atë që konsiderohet si dasma e vitit do të jenë padyshim edhe presidenti i Realit Perez dhe trajneri Zidane ndërsa i ftuar është edhe portieri legjendar i Los Blancos Iker Casillas. Por prania e këtij të fundit pas probleme shëndetësore, është ende në dyshim.