Një imazh, një poemë! Sidrit Bejleri godet anti-humanizmin: Nuk është biri yt… fli i qetë!

Një imazh, një poemë! Sidrit Bejleri godet anti-humanizmin: Nuk është biri yt… fli i qetë!
Këngëtari i mirënjohur Sidrit Bejleri, i njohur edhe veprimtarinë e tij humanitare, ka përcjellë një poezi të Sergio Guttila, e cila iu kushtohet emigrantëve, kryesisht fëmijëve, shumë prej të cilëve janë mbytur në përpjekje për të shpëtuar luftës ose varfërisë, bashkë me familjet e të tjerë. Disa kanë shpëtuar mrekullisht.

Duke iu drejtuar njerëzve me pushtet e me para të çdo kombi qofshin ata, kjo poemë u bën ironikisht thirrje që ata të flenë të qetë se “nuk është biri yt”, ky fëmijë që sapo i shpëtoi mbytjes, por “është vetëm biri i humanizmit të humbur” .

Kjo poezi vjen si mesazh a thirrje për të ndërgjegjësuar edhe njerëzit, që nuk bëjnë asgjë për të qenë sadopak human.

Nuk është biri yt… fli i qetë!

Po të ishte biri yt

do ta mbushje detin me anije

të çdo lloj flamuri.

Do të dëshiroje që të

gjithë bashkë me miliona

të bënin urën që ai

të kalonte.

Po të ishte biri yt do të hidheshe në det,

do ta vrisje peshkatarin që nuk ta huazoi

barkën, do të ulërije për të kërkuar ndihmë,

do të trokisje në dyert e qeverive.

Por rri i qetë,

nuk është biri yt.

Mund të flesh i qetë

E sidomos i sigurtë.

Nuk është biri yt.

Është vetëm biri i humanizmit të humbur,

i humanizmit të ndytë, që nuk bën zhurmë.

Nuk është biri yt.

Fli i qetë,

nuk është i yti.

Ende jo!

Sergio Guttila

loading...
loading...